KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mirëpriti ambasadorin William Walker, bisedojnë për rëndësinë e librit të tij për masakrën e Reçakut
Politikë

Kurti mirëpriti ambasadorin William Walker, bisedojnë për rëndësinë e librit të tij për masakrën e Reçakut

Kosova News
Kosova News 14:35 -14/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, për të diskutuar një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të ambasadorit Walker për këto ngjarje.

Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë.

”Në këtë takim, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, si edhe për kontributin e tij në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Theksoi rolin domethënës dhe proaktiv të Qeverisë së Kosovës në përpjekjet për ta bërë të mundur botimin e librit të memoarëve të ambasadorit Walker, i cili dokumenton ngjarjet e tmerrshme të Masakrës së Reçakut”, thuhet në njoftim.

Kurti shtoi se ky libër dhe këto dëshmi të ambasadorit Walker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe për forcimin e narrativës ndërkombëtare që vendi ynë ka përjetuar gjenocid nga ana e shtetit të Serbisë.

”Në vijim, u vlerësua angazhimi i qeverisë për realizimin e këtij projekti gjersa më 11 janar 2023, qeveria kishte miratuar vendimin për financimin e hulumtimit, shkrimit, editimit, përkthimit, shtypit dhe promovimit të librit të ambasadorit Walker, me një mbështetje financiare prej 70,000 eurosh për këtë iniciativë të rëndësishme. Ky financim do të sigurojë që ky libër të arrijë tek audienca të gjera dhe të kontribuojë në edukimin e brezave të rinj për historinë e Kosovës dhe luftën e saj për liri”, thuhet në vijim.

Ky libër pasqyron perspektivën e ambasadorit Walker si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së dhe është një pasqyrë e vërtetë dhe e pazëvendësueshme e ngjarjeve që ndodhën, më 15 janar 1999 në fshatin Reçak.

Gjithashtu lexoni:

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Kosova News 14/01/2025 14/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?