KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Momenti kur një palestineze 80-vjeçare u qëllua nga forcat e izraelit, ndërsa ekspertja e OKB-së thotë se mund të jetë “krim lufte”
Botë

Momenti kur një palestineze 80-vjeçare u qëllua nga forcat e izraelit, ndërsa ekspertja e OKB-së thotë se mund të jetë “krim lufte”

Kosova News
Kosova News 17:59 -12/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 19 dhjetor, gjyshja palestineze 80-vjeçare Halima Abu Leil u qëllua në një sulm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në lagjen e saj në kampin e refugjatëve Balata në Nablus, Bregu Perëndimor.

Dy ditë më vonë, fëmijët e Halimas i thanë Sky News se nëna e tyre u qëllua gjashtë herë nga forcat speciale izraelite teksa ishte në rrugën e saj për të blerë sende ushqimore.

Ajo vdiq pak më pas.

“Ata mund të shihnin se ajo është një grua e moshuar, por e qëlluan gjashtë herë – në këmbë, në gjoks. Kur u qëllua për herë të parë në këmbë, ajo ra në tokë”, ka thënë vajza e saj.

Familja e Halima Abu Leil dëshiron që pamjet të shihen.

Dhe siç shkruan mediumi britanik, është vendi i saktë ku djali i Halimas ka thënë se ajo “ra në gjunjë” teksa u qëllua.

Në video shihet Halima duke u kthyer në rrugë. Tre burra po ecin gjithashtu në rrugë. Nuk ka asnjë kontakt të dukshëm mes tyre dhe Halimasë.

Bazuar në analizën e siluetave të tyre, figura në mes duket se mban një armë. Ka të ngjarë të jenë militantë të lagjes.

Tre burrat kthehen në të djathtë, duke lëvizur në një zonë me diell.

Njëri ulet në disa shkallë, ndërsa dy të tjerët qëndrojnë. Ata i bashkohen dikujt që tashmë është ulur atje.

Disa metra më tutje, Halima ndalon në mes të rrugës për të folur me një grua tjetër me një karrocë pazari.

Një ambulancë shfaqet, duke i ndarë dy gratë dhe ecën ngadalë në rrugë. Një furgon i bardhë futet pas automjetit mjekësor.

Pak çaste më vonë, dera e pasagjerit të furgonit të bardhë hapet dhe duket një re e dobët tymi, që sugjeron se është shkrepur një armë zjarri.

Ky është momenti kur Halima bie në gjunjë.

Burrat, disa prej tyre të armatosur, shpërndahen djathtas dhe majtas nëpër rrugica së bashku me njerëzit e tjerë në rrugë.

Një analizë e detajuar e pamjeve sugjeron se tymi në mure është rezultat i shkrepjeve të shumta.

Dhe pamjet dhe imazhet nga vendi i vrasjes tregojnë vrimat e plumbave në ndërtesën pranë vendit ku ndodhej Halima.

Gruaja me të cilën po fliste pak më parë fshihet në një derë.

Në të njëjtën kohë, figurat që duket se janë forca ushtarake izraelite dalin nga ambulanca në plan të parë.

Ata janë të pajisur me helmeta, çanta shpine, pushkë dhe pajisje të tjera.

Lidhur me këtë ngjarje, IDF tha se ata kishin kryer “aktivitet kundër terrorizmit” në kampin Balata në mëngjesin që Halima u vra.

Ndërkohë IDF-së është përgjigjur: “IDF është e përkushtuar dhe vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Incidenti i përmendur është në shqyrtim. Rishikimi do të shqyrtojë përdorimin e automjetit të treguar në video dhe pretendimet për dëmtim të individëve të pa përfshirë gjatë shkëmbimit zjarri mes terroristëve dhe forcave tona”.

Ajo thotë: “Kur shikoj pamjet, ajo që del prima facie është se nuk janë marrë masa paraprake – brenda këtyre operacioneve, ligjshmëria e të cilave është e diskutueshme – për të shmangur ose kursyer jetën civile. Asnjë parim i proporcionalitetit, sepse ka pasur zjarre të drejtuara ndaj personave të identifikuar…”.

“Pra, kjo ishte një vrasje gjakftohtë dhe mund të ishte një krim lufte si një vrasje pa gjyq”.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 12/01/2025 12/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?