KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » O’Brien: SHBA do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje aspiratave të Kosovës
Politikë

O’Brien: SHBA do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje aspiratave të Kosovës

Kosova News
Kosova News 10:57 -12/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka thënë se pavarësisht ndryshimeve në administratë, SHBA do t`i kushtojë vëmendje nevojave të Kosovës që ajo të ketë sukses në aspiratat e saj.

Një deklaratë të tillë O’Brien e bëri gjatë një interviste për televizionin e Serbisë, ku foli rreth dialogut strategjik SHBA-Serbi. Ai e vlerësoi këtë dialog si një mundësi për dy qeveritë për të bashkëpunuar në programe që do të jenë të përhershme.

“Është një shenjë e pjekurisë së marrëdhënieve tona. Presidenti Vuçiq theksoi temat e tij të rëndësishme, janë gjashtë apo shtatë tema në atë listë dhe kjo do të krijojë një mënyrë në të cilën ne mund të bashkëpunojmë në afat të gjatë”, tha O’Brien.

Ai e pranoi se kur bëhet fjalë për Kosovën nuk ka pajtueshmëri mes SHBA-së dhe Serbisë, porse sipas tij dialogu strategjik është një mundësi e mirë që të ketë një kuptim të plotë të qëndrimeve.

“Kjo është çështja më e ndjeshme, sepse është një çështje për të cilën qeveritë tona nuk janë dakord. Qëndrimi ynë është se tani ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si serbët mund të jetojnë brenda Kosovës, si komunitet dhe si qytetarë të plotë të Kosovës. Dhe ky dialog tani është një mundësi për të siguruar që të ketë një kuptim të plotë të qëndrimeve të të gjitha palëve. Vendimet, natyrisht, do t’i takojnë popullit të Serbisë, i cili do të duhet të vendosë nëse është i gatshëm të marrë hapat që pret Evropa – njohjen e kufijve. Mendoj se me ndihmën e dialogut do të mund të shmangim keqkuptimet”, shtoi O’Brien.

“Do të shihni, se edhe me ndryshimin e administratës në Amerikë, ne do t’i kushtojmë vëmendje nevojave të Kosovës që ajo të ketë sukses në aspiratat e saj, por edhe që serbët të jenë të sigurt, që serbët në Kosovë do të jetojnë mirë, ashtu siç në të gjithë Evropën ka komunitete që jetojnë në vende ku nuk kanë lindur dhe kjo është një praktikë e zakonshme. Nëse flasim, mund t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 12/01/2025 12/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?