KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik
Politikë

Osmani: Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik

Kosova News
Kosova News 19:21 -10/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar finalizimin e marrëveshjes për dialog strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, pas takimit që pati me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma. Osmani e ka cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme dhe ka bërë të ditur se marrëveshja do të përfshijë fusha me rëndësi, si dhe do të forcojë partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve.

Finalizim të marrëveshjes për dialog strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar presidentja Vjosa Osmani pas takimit në Prishtinë me zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma.

Osmani tha se lajmi i është konfirmuar nga vetë zyrtari i lartë amerikan.

“Pas propozimit që u kam dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si presidente e Republikës qysh në vitin 2021, pastaj rikonfirmuar në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale, si dhe në takimin me sekretarin Blinken në korrik 2022, si dhe pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona gjatë viteve të kaluara, sot në takim me zëvendëssekretarin amerikan, Richard Verma, m’u konfirmua se Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik”, ka thënë Osmani.

Osmani e ka cilësuar këtë si arritje të jashtëzakonshme dhe ka bërë të ditur se ekipet përkatëse do të takohen së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen.

Dialogu strategjik mes dy vendeve ka qenë temë diskutimi edhe në takimin që Verma pati me kryeministrin Albin Kurti, është bërë e ditur në njoftimin e Qeverisë.

“Bashkë diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, për mundësi të reja për avancimin dhe thellimin e tyre dhe për përfitimet nga dialogu strategjik. U theksuan edhe veprimet e shpejta të ndërmarra nga Republika e Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë dhe rreshtimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në dënimin dhe sanksionimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në komnunikatë.

Në takim është diskutua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas kryeministrit Kurti, shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike vijnë si rezultat edhe i mosnënshkrimit të saj dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe mosdorëzimit të Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Temat e diskutuara gjatë takimeve që zëvendëssekretari Verma i ka pasur në Kosovë janë listuar edhe në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, komunitetin e biznesit, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, si dhe ka folur për Koha.net. Verma dhe presidentja Osmani ranë dakord për themelimin e dialogut strategjik dypalësh. D-MR (Zëvendëssekretari) gjithashtu diskutoi rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të përparojnë pa frikë nga ngacmimet. Për të dëgjuar më shumë rreth vizitës së tij, ndiqeni intervistën e plotë sonte në KOHA”, shkruan në njoftimin e Ambasadës.

Në kuadër të turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, Verma ka në agjendë edhe vizitën në Serbi, ndërkaq Shqipërinë e ka vizituar paraprakisht.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Kosova News 10/01/2025 10/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?