Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se me kandidatin për kryeministër të Kosovës nga subjekti i tij politik, Bedri Hamza, Kosova do të jetë me një ardhmë më të mirë.
“Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë ma të fortë dhe një të ardhme ma të mirë, duke e ngritur vendin së bashku si një forcë e vetme. Me Bedri Hamzën Kryeministër!”, ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në facebook.



