KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisionit Evropian i kërkohet të veprojë ndaj ndërhyrjeve të Elon Muskut
Botë

Komisionit Evropian i kërkohet të veprojë ndaj ndërhyrjeve të Elon Muskut

Kosova News
Kosova News 15:03 -08/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një numër eurodeputetësh po kërkojnë nga Komisioni Evropian (KE) që të veprojë ndaj siç i kanë quajtur, sulmeve agresive të miliarderit amerikan, Elon Musk, në politikën evropiane.

Sipas tyre, ekzekutivi i BE-së ka qenë “shumë i ngadalshëm” në zbatimin e një ligji të rëndësishëm që synon të sigurojë sjellje të mirë të kompanive të mediave sociale.


Presioni ndaj KE-së për të vepruar po rritet teksa Musku, pronari i X, dhe njeriu më i pasur në botë, po përgatitet të zhvillojë një bisedë të drejtpërdrejtë në platformë të enjten me udhëheqësen e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë, Alice Weidel, raporton The Guardian.


Biseda me Musk, uebfaqja e të cilit pretendon se ai ka 211.4 milionë ndjekës, shihet si një avantazh i rëndësishëm për AfD-në në kohën kur Gjermania po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme federale të 23 shkurtit.

Damian Boeselager, një eurodeputet, bashkëthemelues i partisë pan-evropiane “Volt” dhe kandidat për Bundestagun në zgjedhjet gjermane, i ka shkruar Komisionit duke i kërkuar që të shqyrtojë “ndërhyrjen” e Muskut në zgjedhjet evropiane.


Deputeti kërkon që Komisioni të hetojë nëse promovimi i dukshëm nga postimet e Muskut në X është i ligjshëm sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së, i cili hyri në fuqi në vitin 2022.


Eurodeputeti ka thënë për The Guardian se është bërë më i shqetësuar për këtë çështje kohët e fundit pasi Musku hyri në politikën evropiane, me një postim muajin e kaluar kur ai tha se “vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë”.

“Unë nuk e kuptoj pse njerëzit besojnë se liria e fjalës nuk ndikohet nga përqendrimi i fuqisë opinionbërëse në duart e pak njerëzve. Për mua, kjo ka më tepër tendenca joliberale, autokratike, sesa tendenca liberale, kur një zë është shumë më i fuqishëm se të gjithë të tjerët”, ka deklaruar ai.
Të mërkurën, ministri i jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka kërkuar nga KE-ja për të përdorur ligjin e BE-së në një mënyrë më të ashpër. 
“Komisioni Evropian ose zbaton me vendosmërinë më të madhe ligjet që ekzistojnë për të mbrojtur hapësirën tonë unike ose jo dhe në atë rast duhet të mendojë t’i japë përsëri kapacitetin për ta bërë këtë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, Francës”, ka thënë ai

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 08/01/2025 08/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?