KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump paralajmëron dëbime masive nga ShBA
Botë

Trump paralajmëron dëbime masive nga ShBA

Kosova News
Kosova News 12:24 -01/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Ne duhet të fillojmë me kriminelët e pastaj kalojmë tek të tjerët.” Në intervistën e tij të parë televizive pas fitores së zgjedhjeve, presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, tha në NBC News se premtimi i tij gjatë fushatës për të dëbuar miliona emigrantë të paligjshëm nuk është vetëm fjalë boshe. “Duhet të bëhet, edhe nëse do të jetë shumë e vështirë”, tha Trump. Që në ditën e parë të presidencës së tij, ai dëshiron të nisë operacionin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA-së.

“Do të ketë deportime masive”
Njeriu që duhet të kujdeset për këtë është Thomas Homan. Trump emëroi ish-kreun e agjencisë amerikane të mbrojtjes së kufijve ICE, të njohur për gjuhën e tij të ashpër, si përgjigjës për këtë çështje. Ai e bëri të qartë gjatë një vizite në kufirin e Teksasit në fund të nëntorit: “Do të ketë deportime masive”. Homan theksoi po ashtu se realizimi mund të fillojë pas inaugurimit të Trumpit më 20 janar.


Ai tha se planet tashmë kanë filluar dhe shtoi se qëllimi është të garantojë sigurinë më të mirë të mundshme për SHBA-në. “Ne do të përfundojmë punën e Trump”, tha Homan.


Kritikët i quajnë planet “të turpshme”
Këto plane janë shumë të diskutueshme. Alberto Benitez, profesor i drejtësisë dhe avokat i imigracionit, thotë se ajo që bëri administrata Trump gjatë mandatit të parë dhe ajo që ekipi i tij beson se mund të bëjë tani është e turpshme, jo-amerikane dhe e paligjshme.


Profesori drejton një “klinikë imigrimi” në Universitetin George Washington, e cila këshillon emigrantët. Që nga fitorja e Trumpit në zgjedhje, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë mbështetje atje. Në vlerësime thuhet se 11 deri në 12 milionë emigrantë pa dokumenta jetojnë aktualisht në SHBA. Planet e Trumpit për dëbime janë ende të paqarta, sepse nuk dihet saktë se kush duhet të deportohet.


Benitez thotë, se Trump dhe ekipi i tij po luajnë me frikën e njerëzve. “Një pjesë e kësaj frike është se ne nuk e dimë se çfarë do të bëjnë ata”, tha Benitez. Por ai e di se çfarë nuk mund të bëjnë: të dëbojnë dymbëdhjetë milionë njerëz. Ai mendon se për këtë SHBA dhe administrata Trump nuk kanë kapacitet, nuk kanë staf dhe para të mjaftueshme.


“Më shumë se 88 miliardë dollarë kosto në vit”
Këshilli Amerikan i Emigracionit, një organizatë e specializuar për këtë çështje, vlerëson se dëbimi i miliona njerëzve çdo vit do të kushtonte më shumë se 88 miliardë dollarë. Për më tepër, rreth pesë për qind e punëtorëve në SHBA thuhet se janë emigrantë pa dokumenta. Vlerësohet se ata kanë paguar rreth 100 miliardë dollarë taksa në vitin 2022. Këta janë njerëz që punojnë në fabrikat e mishit, në bujqësi, kuzhinierë, kamerierë, kujdestarë të fëmijëve, shoferë taksie, korrierë që shpërndajnë dërgesat postare.


“Pa këta persona ekonomia amerikane do të ndalej”, thotë Benitez.
“Nuk do të na ndalojnë”
Politikanët demokratë po i kërkojnë presidentit Joe Biden të krijojë pengesa para përfundimit të mandatit të tij për planet e Trampit për dëbime. Kalifornia dhe shtete të tjera të udhëhequra nga demokratët, si dhe qytete të mëdha dhe të vogla si Los Angeles dhe Maryland, kanë njoftuar se do të kundërshtojnë planet e Trumpit
Protesta nuk drejtohet kundër dëbimit të kriminelëve të dhunshëm, por kundër dëbimit që kërcënon të tjerët. I emëruari i Patrullës Kufitare Homan tha në Fox News: “Ne do të zbatojmë ligjin dhe ata nuk do të na ndalojnë.”


Dëbimet janë të zakonshme në SHBA. Barack Obama, për shembull, u quajt “kryedeportuesi” nga kritikët. Gjatë tetë viteve të tij si president, ai dëboi rreth tre milionë emigrantë të paligjshëm. Por Trump synon përmasa të tjera. Ndërsa njerëzit kanë frikë se ai mund të anashkalojë ligjin.


“Ne jemi të përgatitur”, thotë profesori dhe avokati Benitez. Dhe shton: “Do të kemi sukses, sepse jemi në anën e duhur të historisë”./ Dw

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 01/01/2025 01/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?