Edhe përkundër vështirësive financiare të kompanisë , për shkak se dy herë i janë bllokuar llogaritë bankare, për gati 6 muaj, si rrjedhim i vendimeve gjyqësore të padrejta, të ndërlidhura me kontrata të shumë viteve më parë, megjithatë trendi i përmirësimit të gjendjes financiare të kompanisë, ka vazhduar pandalshëm përgjatë vitit 2024.
Përgjatë këtij viti Telekomi i Kosovës ka shpalosur një varg të arriturash , përkundër të gjitha vështirësive dhe me një punë të palodhshme, Telekomi i Kosovës arriti që:
– Të ndërrojë plotësisht teknologjinë mobile të vjetruar me teknologji të fjalës së fundit
– Të fillojë investime të reja në rrjetin fiks
– Të konsolidohet financiarisht
– Të formësojë dhe funksionalizojë strukturën e re organizative
– Të ofrojë pako të reja televizive, të shërbimeve me zë dhe të internetit, shumë atraktive
– Të jetë më afër konsumatorëve
Në vitin 2024, Telekomi i Kosovës Sh.A ka bërë përparime të rëndësishme për t’ju ofruar shërbime më të mira përmes teknologjisë më të avancuar! Në vazhdim, vetëm disa nga të arriturat e vitit 2024:
Modernizimi teknologjik i rrjetit mobil VALA
✓ Përfundimi i modernizimit të rrjetit mobil VALA – tani me mbulueshmëri 5G në 72% të territorit të banuar dhe shpejtësi deri në 1Gbps nëpër qytetet e Kosovës.
✓ 98.5% e territorit të banueshëm të Kosovës mbulohet me teknologjinë 4G/4G+ për shërbimetë shpejta dhe të qëndrueshme.
Zgjerimi i rrjetit Fiks
✓ Nisja e projektit për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit optik në mbarë Kosovën, duke siguruar shërbime të internetit brezgjerë dhe përmbajtje televizive më të mira për të gjithë.
Performancë financiare dhe rritje
✓ Rritje të të ardhurave me 5.18%, krahasuar me periudhën e njëjtë, janar-nëntor, të vitit 2023.
✓ Po në këtë periudhë kohore, fitimi neto u rrit me 16%, duke arritur në 7 milionë euro.
Më pranë konsumatorëve
✓ Hapje e pikave të reja të shitjes në zona atraktive.
✓ Pako të reja televizive, të shërbimeve me zë dhe të internetit, në përputhje me nevojat e konsumatorëve.
✓ Rritje e përdorimit të aplikacionit “Vala Jone” me 68%.


