KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri sllovak Robert Fico takohet me Vladimir Putinin në Moskë
Botë

Kryeministri sllovak Robert Fico takohet me Vladimir Putinin në Moskë

Kosova News
Kosova News 11:11 -23/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico, ka bërë një vizitë të papritur në Moskë të dielën, për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.

Fico është bërë lideri i tretë perëndimor që takohet me liderin rus që nga pushtimi i plotë i Ukrainës tre vjet më parë, raporton BBC.


Fico, një kritik i zëshëm i mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kievin në luftë, ka thënë se ata diskutuan për furnizimet e gazit rus në Sllovaki, tek e cila mbështetet vendi i tij.


Një marrëveshje me gjigantin rus të gazit Gazprom për kalimin e energjisë përmes Ukrainës në Sllovaki do të përfundojë në fund të këtij viti.

Zyrtarët e lartë të BE-së u informuan për udhëtimin tim dhe qëllimin e tij, të premten”, ka shkruar Fico në Facebook.


Megjithatë, vizita është pritur keq nga partitë opozitare në vend dhe nga aleati fqinj i Sllovakisë në BE dhe NATO, Republika Çeke.


Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka thënë se qeveria e tij ka siguruar pavarësinë energjetike nga Rusia dhe ai po mendonte për ukrainasit që nuk mund të kalonin Krishtlindjet me të dashurit e tyre për shkak të Putinit.

Kryeministri sllovak ka thënë se takimi në Moskë është një reagim ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili u tha liderëve të BE-së se Ukraina është kundër transportimit të gazit rus përmes territorit të saj.


Fico, i cili i mbijetoi pushkatimit në fillim të këtij viti, ka thënë gjithashtu se kishte një “bisedë të gjatë” me Putinin dhe të dy “shkëmbyen pikëpamje mbi situatën ushtarake në Ukrainë”.


“Të dy diskutuam mundësitë e një përfundimi të hershëm paqësor të luftës, dhe marrëdhëniet e ndërsjella midis Rusisë dhe Sllovakisë”, ka shkruar Fico në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 23/12/2024 23/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?