Një tragjedi ajrore tronditi sot provincën Mugla në Turqi, kur një helikopter ambulancë i ndihmës së parë u rrëzua në ndërtesën e një spitali, duke shkaktuar vdekjen e katër personave.
Helikopteri në kushte të dendura mjegulle, u përplas në katin e katërt të Spitalit të Trajnimit dhe Kërkimit në Mentese, duke lënë të vdekur dy pilotë, një mjek dhe një punonjës shëndetësor.
Shërbimet e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ekipet e menaxhimit të katastrofave, u mobilizuan menjëherë për të trajtuar situatën dhe për të parandaluar ndonjë rrezik shtesë.
Përplasja shkaktoi dëme të mëdha materiale në spital, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e fluturimeve mjekësore në kushte atmosferike të vështira.


