Një person është arrestuar më 22.12.2024 rreth orës 02:30 në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë tytë-shkurtër e llojit pistoletë dhe 30 fishekë.
“Personi i dyshuar, A.K., 18 vjeç, u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftim. Nga Policia bëhet e ditur se arma dhe fishekët janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve.”


