KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshja e armëpushimit në Gaza shumë afër finalizimit, thotë zyrtari palestinez
Botë

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza shumë afër finalizimit, thotë zyrtari palestinez

Kosova News
Kosova News 22:56 -21/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bisedimet për ta arritur një marrëveshje mes Izraelit e Hamasit për armëpushim në Gaza dhe lirim të pengjeve janë 90 për qind të kryera, por mbesin disa çështje kyçe për t’u dakorduar, ka thënë një zyrtar palestinez i përfshirë në këto bisedime, raporton “BBC”. 

Një nga çështjet vazhdon të mbetet prezenca ushtarake e Izraelit në korridorin Philadelphi, një pjesë e rëndësishme strategjike në jug të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin. 

Zyrtari palestinez ka ndarë detaje të diskutimeve që po mbahen në Doha që përfshin edhe krijimin e një zone tampon disa kilometërshe përgjatë kufirit të Izraelit me Gazën. 

Izraeli do ta mbajë prezencë ushtarake brenda kësaj zone, tha zyrtari.

Me zgjidhjen e këtyre çështjeve, do të mund të dakordohet një armëpushim trefazësh. 

Marrëveshja do të përfshinte shkëmbim të 20 burgosurve palestinezë për çdo ushtare izraelite të liruar në fazën e parë të armëpushimit. 

Emrat e të burgosurve ende nuk janë dakorduar, por do të zgjidhen nga afro 400 emra që po vuajnë dënim prej 25 vjet burgim apo më tepër në Izrael. 

Në këtë listë mund të jetë edhe lideri i Fatahut, Marwan Barghouti, lirimin e të cilit pritet ta kundërshtojë Izraeli.  Pengjet izraelite do të lirohen në faza. 

Nga 96 pengje që ende mbahen në Gaza, 62 besohet se janë ende gjallë. 

Civilët e Gazës do të jenë në gjendje të kthehen në veri, nëpërmjet një mbikëqyrje të Egjiptit e Katarit, dhe do të ketë rreth 500 kamionë ndihma në ditë në Rripin e Gazës.

Në fazën e fundit të planit, që do t’i japë fund luftës 14-muajshe , Gaza do të mbikëqyret nga një komitet i teknokratëve nga enklava, të cilët nuk kanë pasur lidhje të mëhershme politike por do të kenë mbështetjen e gjitha fraksioneve palestineze. 

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 21/12/2024 21/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?