Mediumi gjerman, BILD, raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishlindjeve në Gjermani kanë mbetur të vdekur së paku 11 persona, e janë plagosur 60 të tjerë.
Makina u përplas në turmën e një tregu Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg.
Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimshëm drejt turmës së njerëzve.
Shumë forca policore dhe shërbime të emergjencës janë parë në skenën e incidentit.
Tetë vjet më parë, më 19 dhjetor të vitit 2016, një pjesëtar i grupit terrorist, Shteti Islamik, pati kryer një sulm me kamion, duke e përplasur në një treg Krishtlindjesh në qendër të Berlinit.
Si pasojë e sulmit patën vdekur 12 persona, ndërsa janë plagosur mbi 70 të tjerë.
Sulmuesi pati ikur në Itali, ku ishte identifikuar dhe ishte vrarë nga policia.


