KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit – ja si bëri policia blerje të infiltruar
Siguri

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit – ja si bëri policia blerje të infiltruar

Kosova News
Kosova News 14:12 -18/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zbardhen detaje nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, lidhur me grupin e trafikut të armëve që u godit pak ditë më parë, mes Shqipërisë dhe Kosovës, me 14 persona të arrestuar në të dy vendet, në operacionin e 12 dhjetorit.

Konkretisht, prokuroria dhe policia kanë gjetur detaje për lidhjet dhe bashkëpunimin e 7 prej tyre në vendin tonë. Sipas hetimeve, në muajin shkurt të këtij viti, Valter Osmani alias Manoli, i shiti 4 armë pistoleta Tonin Shkambit.

Grupi hetimor përmes autorizimit për vëzhgim dhe përgjim ambiental, bleu një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin “EKOL” nga shtetasi Tonin Shkambi.

Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se arma e zjarrit realizon qitje normale me fishekë standard luftarakë.

Gjatë veprimeve hetimore, është mësuar që Shkambi bashkëpunonte me Endri Papën, i cili punonte taksist në vendin tonë, kjo me qëllim shitjen e armëve të zjarrit, ose shkëmbimin e tyre me lëndë narkotike.

Po me veprime simuluese, agjentët kanë blerë një tjetër armë zjarri të llojit “Zoraki”, këtë herë te shtetasi Endri Papa, i cili e ka kryer shitjen me automjetin e tij Volswagen.

Emri i Valter Osmanit (Manoli) lakohet në disa episode në dosje. Ky i fundit në një rast ka shitur një granatë dore mbrojtëse, e cila është blerë po nga agjentët dhe demontimi i saj është bërë ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku i gjithë procesi është filmuar, për t’u administruar si provë materiale.

I njëjti person i shiti Gersi Llozhit si dhe Aurel Manrekës një armë të llojit “ZORAKI”, të cilat më vonë u ble po nga ana e agjentëve. Armët referuar ekspertimit, ishin konvertuar për t’u përdorur me fishekë standardë.

Duke përdorur linjën e autobusit “Arditi Tours”, Manoli trafikoi 5 armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës, si dhe 10 fishekë.

Prokuroria e Tiranës thotë se nga ekspertimet e bëra, është konkluduar se nga armët e sekuestruara nuk janë përftuar gjurmë papilare të vlefshme.

Euxhenio Manushi në datë 7 tetor të këtij viti, kontakoi me disa persona për të shitur një automatik. Ky i fundit ia shet armën një agjenti, duke ia dhënë me një çantë të zezë, ku në vendin e takimit shkoi me automjetin e tij “Mercedez Benz”.

Sa i përket të arrestuarit Kleos Muçalliu, organi i akuzës ka provuar që ai është takuar me Valter Osmanin në terminalin e autobusave dhe pasi konsumojnë kafe, ky i fundit i jep Muçalliut diçka.

26-vjeçari ndalohet nga shërbimet e “Shqiponja”-s, ku pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet gjejnë 50 fishekë, për të cilat Kleos thotë që i ka marrë nga Kosova.

Pas këtyre veprimeve hetimore prokuroria ka kërkuar arrestimin e personave, ndërsa sekuestroi një sërë provash materiale, si në zonën e Kombinatit, kurse organizatori u kap në Kosovë.

Personat të cilët u vendosën në pranga në kuadër të këtij operacioni, u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.

Gjithashtu lexoni:

Nafta lirohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Kosova News 18/12/2024 18/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike
10:33 -30/07/2026
Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e policisë, rrethojnë motelin “Jezero”, në zonën e Ujmanit
10:30 -30/07/2026
Nafta lirohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja
09:54 -30/07/2026
VV-ja mban një konferencë shtypi para Prokurorisë Speciale, në Prishtinë
09:53 -30/07/2026
Basha jep detaje për investimin në rrugën Arllat – Malishevë
09:50 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?