KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja: Marrëveshja e re për pranimin e fajësisë e Bahtijarit i plotëson kushtet
Siguri

Specialja: Marrëveshja e re për pranimin e fajësisë e Bahtijarit i plotëson kushtet

Kosova News
Kosova News 13:18 -18/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, në çështjen gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Haxhi Shalës dhe Ismet Bahtijarit, tha se marrëveshja e re e këtij të fundit për pranimin e fajësisë e arritur me Zyrën e Prokurorit të Specializur, i plotëson kushtet ligjore.

“Urdhri gojor ka të bëjë me marrëveshjen e fajësisë të dorëzuar nga ZPs-ja dhe mbrojtja e Bahtijarit. Pasi ka shqyrtuar marrëveshjen e re të fajësisë, trupi gjykues ka konstatuar se kjo marrëveshje i plotëson kërkesat e rregullës 94 (2) të Rregullores”, tha gjykatësja.

Si rrjedhojë, ajo e caktoi 18 dhjetorin 2024 si seancë ku do të diskutohet kjo marrëveshje e fajësisë në mes ZPS-së dhe Bahtijarit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prandaj, trupi gjykues e konsideron të arsyeshme caktimin e një seancë për të enjten më 19 dhjetor 2024 në orën 13:00, varësisht nga vendimi që do të marrë sot trupi gjykues për çështjen e pazgjidhur për të diskutuar marrëveshjen e re të zotit Bahtijari me ZPS-në në mënyrë që të sigurohet ecuri e shpejtë e procesit”, tha ajo .

Si rrjedhojë, mbrojtja e Bahtijarit u urdhërua të bëjë të ditur nëse klienti i saj e ka ndërmend që të bëjë deklaratë në procesin e marrëveshjes së fajësisë dhe vetë mbrojtja parashtrime lidhur me caktimin e dënimit.

Mbrojtja e Bahtijarit, avokati Felicity Gery ndërhyri duke thënë se nuk ka ndërmend i mbrojturi i tyre që të bëjë deklaratë. Lidhur me këtë, Veldt-Foglia i tha që mos ta ndërpres.https://zeri.info/inarticle.html

Pas kësaj, Bahtijari u urdhërua që të jetë i pranishëm në seancën e 18 dhjetorit.

Kurse, urdhri tjetër kishte të bënte me parashtrimet që janë bërë lidhur me zhdëmtimet në marrëveshjet e fajësisë. Fillimisht, trupi gjykues rikujtoi se nuk ka një vendim kornizë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në këtë çështje.

Si rrjedhojë u urdhërua Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave që të marrë aktakuzën e 6 dhjetorit dhe vendimin e konfirmimit të 2 tetorit 2023, si dhe vendimin për ndryshimin e aktakuzës të 8 korrikut 2024, e që informacionet që ndodhen në ato nuk duhet t’ia nxjerrë asnjë personi. Ndërsa, Zyra Administrative u urdhërua që t’ia dorëzojë ato.

Sipas gjyqtares, këto dokumente përbëjnë informacione për persona që mund të jenë viktima në këtë çështje.

Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave, sipas gjyqtares duhet të informojë nëse ka kërkesa për viktima pjesëmarrëse, numrin e kërkesave, sa janë viktima të drejtpërdrejta dhe sa të tërthorta, duke përfshirë edhe përmbledhje lidhur me llojin e dëmit të pretenduar, përmasat e dëmit, informacione për viktimat, e të tjera.

Pas pushimit, gjykatësja tha se marrëveshjet për pranimin e fajësisë i referohen konkretisht aktakuzës së 10 korrikut 2024 dhe nuk ka asnjë pengesë për vazhdimin e seancës së sotme me çështjet e planifikuara. Pas disa diskutimeve mes palëve, u vendos që të vazhdohet me seancë.

Veldt-Foglia tha se fillimisht do të vazhdohet me diskutimet për marrëveshjen e fajësisë për Shalën, për të vazhduar më pas me Januzin dhe nesër me atë të Bahtijarit. Sipas saj, ekipet tjera të mbrojtjes nuk janë të obliguara të qëndrojnë në sallë përveç kur diskutohet marrëveshja e fajësisë së klientit të tyre.

Gjithashtu lexoni:

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Kosova News 18/12/2024 18/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse
11:46 -30/07/2026
Rrafshohet Hoteli “Jezero”
11:37 -30/07/2026
Nisin sot gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut
11:18 -30/07/2026
LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij
11:16 -30/07/2026
Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike
10:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?