KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parlamenti i Koresë së Jugut pezullon presidentin nga të gjitha detyrat
Botë

Parlamenti i Koresë së Jugut pezullon presidentin nga të gjitha detyrat

Kosova News
Kosova News 11:54 -14/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të fajësuar presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, duke e pezulluar atë nga detyra zyrtare, për shkak të tentimit të tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje lufte, një javë më parë.

Parlamenti ka votuar me 204 vota për fajësimin e tij dhe 85 kundër.


Fuqitë e tij presidenciale do të pezullohen derisa një kopje e dokumentit për fajësimin e tij t’i dorëzohet atij dhe Gjykatës Kushtetuese.


Gjykata ka afat prej 180 ditësh për të vendosur nëse duhet shkarkuar Yoon-in nga pozita e presidentit, apo për t’ia rikthyer pushtetin.


Nëse rrëzohet nga detyra, zgjedhjet për pasardhësin e tij duhet të mbahen brenda 60 ditësh.


Dhjetëra mijëra njerëz kanë ndalë nëpër rrugët e kryeqytetit, Seul, për çdo natë në dy javët e fundit, duke bërë thirrje për rrëzimin e Yoon-it nga pushteti dhe arrestimin e tij.


Shpallja e gjendjes së luftës, e para e këtij lloji pas më shumë se katër dekadave në Korën e Jugut, ka zgjatur vetëm gjashtë orë, mirëpo ka nxitur trazira të mëdha politike e diplomatike, dhe ka shkundur tregjet financiare.


Yoon është detyruar të tërheqë masën pas kundërshtimeve të mëdha parlamentare.
Partitë opozitare dhe shumë ekspertë e akuzojnë presidentin për rebelim.


Atij i është ndaluar largimi nga Koreja e Jugut, përderisa autoritetet për zbatim të ligjit janë duke kryer hetime nëse ai dhe personat tjerë të përfshirë në deklarimin e gjendjes së luftës kanë kryer rebelim, abuzim me pushtetin apo krime tjera.
Yoon ka imunitet presidencial nga ndjekja penale, mirëpo ajo nuk vlen kur bëhet fjalë për dyshimet për rebelim apo tradhti.


Yoon mund të hetohet, ndalohet, arrestohet dhe dënohet për shpalljen e dekretit për gjendje lufte, mirëpo disa vëzhgues dyshojnë që ai mund të arrestohet me forcë, për shkak të potencialit të përleshjeve me shërbimin presidencial të sigurisë/rel

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 14/12/2024 14/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?