KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja do t’i dërgojë Sirisë ndihmë përmes Turqisë
Botë

BE-ja do t’i dërgojë Sirisë ndihmë përmes Turqisë

Kosova News
Kosova News 14:52 -13/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka thënë se të premten do të nisë një operacion për dërgimin e 50 tonëve të ndihmave në Siri, përmes Turqisë fqinje.

Pajisjet për kujdes shëndetësor do të nisen prej magazinave të BE-së në Dubai dhe më pas në Adana të Turqisë dhe më pas do të dorëzohen në Siri “në ditët në vijim”, është thënë përmes një komunikate.

Më pas, ndihma shtesë prej rreth 46 tonësh, do të dërgohet prej Danimarkës në Adana, ndërsa në Siri do të shpërndahet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

UNICEF-i ka thënë që më shumë se një milion njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë detyruar të zhvendosen në Siri prej nisjes së ofensivës së rebelëve, që ka rezultuar me rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assadit.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të diskutojë sërish për ndihmë humanitare, kur të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan të martën në Turqi.

“Me një situatë aq armiqësore në terren, ndihma jonë për njerëzit në Siri është edhe më e rëndësishme”, është cituar të ketë thënë ajo.

Komisioni ka thënë se ka arritur t’i mbledhë katër milionë euro për “të adresuar nevojat më urgjente humanitare”, duke e çuar shifrën totale në 163 milionë euro.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pas gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

Në vjetët e fundit, HTS-ja, grup militant islamist, i ka prishur lidhjet me Al-Kaidën, dhe ka tentuar të prezantohet si alternativë pragmatike ndaj Qeverisë siriane.

Megjithatë, ka shqetësime për abuzime që ka kryer grupi, si edhe për lidhjet me grupe të tjera terroriste.

HTS-ja është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 13/12/2024 13/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?