KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çdo zgjidhje me Rusinë duhet të jetë e drejtë, ka thënë Zelensky në takimin me Trumpin
Botë

Çdo zgjidhje me Rusinë duhet të jetë e drejtë, ka thënë Zelensky në takimin me Trumpin

Kosova News
Kosova News 09:44 -08/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur të shtunën në një takim me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, se çdo zgjidhje me Rusinë duhet të jetë “e drejtë”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvilloi bisedime trepalëshe me Zelenskyn dhe Trumpin në pallatin Élysée, duke diskutuar atë që presidenti i ardhshëm i SHBA-së e kishte quajtur një botë që ishte “pak e çmendur”, raporton The Guardian.

“Të gjithë duam paqe. Por është shumë e rëndësishme që paqja të jetë e drejtë për të gjithë ne dhe që Rusia, Putini apo ndonjë agresor tjetër të mos ketë mundësi të kthehet kurrë”, ka thënë Zelensky sipas faqes presidenciale të internetit.

“Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme – një paqe e drejtë dhe garanci sigurie, garanci të forta sigurie për Ukrainën”, ka shtuar ai.

Disa orë pas takimit të tyre, administrata në largim e presidentit Joe Biden njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 988 milion dollarësh për Ukrainën.

Paketa përmban dronë, municione për raketa-hedhës me precizion Himars dhe pajisje dhe pjesë këmbimi për sistemet e artilerisë, tanket dhe automjetet e blinduara, ka bërë të ditur Pentagoni në një deklaratë.

Takimi i Zelenskyt me Trumpin pak para se të tre burrat të shkonin në Notre Dame për ceremoninë e rihapjes së katedrales së Parisit, ishte takimi i tij i parë ballë për ballë me Trumpin që kur ai fitoi zgjedhjet për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi ishte i një rëndësie të madhe për Zelenskyn, duke pasur parasysh frikën në Kiev se Trumpi, i cili dikur mburrej se mund t’i jepte fund luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në 24 orë, mund t’i kërkonte Ukrainës që të bënte lëshime ndaj Moskës.

Udhëtimi në Paris është vizita e parë ndërkombëtare e Trumpit që nga fitorja e tij në zgjedhjet e 5 nëntorit

Gjithashtu lexoni:

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 08/12/2024 08/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
16:07 -30/07/2026
Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara
15:10 -30/07/2026
Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit
14:41 -30/07/2026
Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës
14:39 -30/07/2026
Stavri Bello: Prishtina 2030, shansi më i madh për sportin kosovar
14:15 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?