KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rriten shpresat e kolonëve izraelitë për aneksimin e Bregut Perëndimor
Botë

Rriten shpresat e kolonëve izraelitë për aneksimin e Bregut Perëndimor

Kosova News
Kosova News 22:06 -23/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor e kanë mirëpritur fitoren e republikanit Donald Trump dhe zgjedhjen nga ana e tij ish-guvernatorit të Arkansasit Mike Huckabee për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Izrael. Ata shpresojnë të aneksojnë Bregun Perëndimor dhe madje të ndërtojnë vendbanime në Rripin e Gazës

Kedumim është një komunitet në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, i ndërtuar në mesin e viteve 1970. Daniella Weiss, udhëheqëse në këtë komunitet dhe fëmijët e saj ishin ndër familjet e para hebreje që u vendosën aty, duke jetuar në tenda, pa ujë.

Tani, ajo shpreson se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të pranojë aneksimin e vendbanimeve të Bregut Perëndimor dhe të mos lejojë krijimin e një shteti palestinez.

“Nëse presidenti amerikan thotë ‘unë do t’ju bëj një dhuratë. Unë do t’ju jap sovranitetin, por ju do të duhet të lini diçka mënjanë’. Unë them, jo, gjithçka është e jona. Arsyeja për këtë është sepse ky është premtimi i Zotit për Abrahamin”, ka thënë Weiss.

Aty jeton edhe ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich. Ai ka parashikuar se në vitin 2025, Izraeli do të aneksojë atë që njihet si Zona C ose 60 për qind e Bregut Perëndimor që përmban vendbanimet hebraike. Aty jetojnë mbi 500,000 kolonë. 2.5 milionë palestinezë jetojnë kryesisht në zonat A dhe B të Bregut Perëndimor, që janë nën kontrollin e pjesshëm ose të plotë të Autoritetit Palestinez.

Aneksimi izraelit i këtij territori u pa si synim i administratës së parë të presidentit Trump pasi e njohu kontrollin izraelit mbi Lartësitë Golan. Kandidati i Trumpit për ambasador në Izrael, Mike Huckabee, ka qenë prej kohësh përkrahës i vendosur i vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor. Ashtu si kolonët izraelitë, ai u referohet territoreve me emrin e tyre biblik, Judea dhe Samaria.

“Unë e njoh Judenë dhe Samarianë si pjesë të Izraelit. Unë besoj se është e rëndësishme të kuptojmë se ka më shumë hebrenj që jetojnë në Judea dhe Samaria sesa ç’mendohet dhe se këto shifra janë domethënëse. Është një pjesë e rëndësishme e sigurisë së Izraelit”, ka thënë Huckabee.

Disa analistë, përfshirë ata që jetojnë në Bregun Perëndimor, kanë thënë se Izraeli duhet të jetë i kujdesshëm për aneksimin e tokave në mënyrë të njëanshme.

“Nëse me të vërtetë mendohet se sovraniteti është diçka që mund ta bëjë Izraelin vërtet të sigurt dhe unë pajtohem me këtë qëndrim, kjo duhet bërë në mënyrë të zgjuar dhe në bashkëpunim me administratën amerikane”, ka thënë Hodaya Karish Hazony, korrespondente e gazetës së linjës së ashpër, ‘Makor Rishon’.

Kolonët e tjerë shqetësohen se vendimi për të aneksuar një pjesë të Bregut Perëndimor mund të shkaktojë trazira të mëtejshme.

“Unë personalisht e mbështes aneksimin, por thjesht nuk dua që ai të ndajë shoqërinë përsëri. Këtu tashmë ka një prani të fortë të kolonëve, por e majta është kundër. Ndarja mes nesh na dobëson”, ka thënë Hanan Moses, profesor i shkencave politike në Universitetin e Herzogut.

Disa udhëheqës të kolonëve, përfshirë Daniella Weissin, duan të shkojnë përtej aneksimit të Bregut Perëndimor. Ata thonë se tashmë po përgatiten të rindërtojnë vendbanimet hebraike në Rripin e Gazës për hebrenjtë që u evakuuan në vitin 2005./ VoA

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 23/11/2024 23/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?