KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja përgatit transferimin e pushtetit, mekanizmi i ka fillesat në vitin 1797
Botë

SHBA-ja përgatit transferimin e pushtetit, mekanizmi i ka fillesat në vitin 1797

Kosova News
Kosova News 19:10 -16/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Teksa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati për të marrë detyrën, një proces i koordinuar me kujdes është duke u zhvilluar, për të transferuar pushtetin nga administrata që po largohet tek ajo e re. Është moment kyç në demokracinë amerikane.

Një transferim paqësor i pushtetit – një traditë e qëndrueshme, një premtim solemn dhe një komponent i rëndësishëm i demokracisë amerikane…

Pasi zgjidhet një president amerikan, ka një mori aktivitetesh përpara se ai të bëjë betimin.
76 ditë nga zgjedhjet deri në ditën e inaugurimit mund të tingëllojnë si kohë e mjaftueshme, por kalimi nga një administratë në tjetrën nuk është aspak i thjeshtë, thotë Michael Shurkin, i cili ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe tani është drejtor i programeve globale në firmën “14 North Strategies”.

“Duam të sigurohemi që presidenti të ketë sukses. Pra, nëse ata duan të rishikojnë politikat, ne do t’i ndihmojmë ta bëjnë këtë duke u thënë ato që dimë dhe duke u shpjeguar se çfarë po ndodh”, thotë ai.
Presidenti i zgjedhur e merr zyrtarisht detyrën më 20 janar, por planifikimi duhet të fillojë shumë më herët, thotë Valerie Smith Boyd me Qendrën për Tranzicionin Presidencial.

“Është një detyrë jashtëzakonisht e madhe dhe gjëja e parë që organizata jonë bën është të nxisë kandidatët presidencialë që ta fillojnë procesin e planifikimit që në pranverën e vitit zgjedhor. Sigurisht që ata kanë një fokus të madh tek fitorja e zgjedhjeve, por gjithashtu duhet të krijojnë një organizatë të veçantë që konsideron se si të shqyrtojë qindra mijëra biografi për të përzgjedhur saktësisht njerëzit e duhur, për t’i shndërruar premtimet e tyre politike në veprime”, thotë Boyd.

Plotësimi i posteve qeveritare nuk është punë e vogël. Shumë nga pozicionet kërkojnë konfirmimin e Senatit, ndërsa të tjerat duhet të kalojnë në procesin e certifikatës së sigurisë, duke krijuar kështu një periudhë delikate, thotë ekspertja Boyd.

“E shohim periudhën e tranzicionit si një periudhë delikate për vendin, sepse të emëruarit politikë, udhëheqësit e lartë po largohen nga administrata. Mund të ketë vonesa në futjen e njerëzve të rinj, dhe sigurisht që mund të krijojë disa sfida në komunikim, ose në kuptimin e rregullave dhe përgjegjësive”, thotë Boyd.

Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë të transferimit paqësor të pushtetit që i ka fillesat në vitin 1797, kur George Washington ia dorëzoi presidencën John Adamsit. Në themelet e një transferimi të suksesshëm të pushtetit, thotë Boyd, është komunikimi i qartë dhe efektiv.

“Një transferim paqësor i pushtetit në rastin më të mirë, bëhet me dy ekipe, një që vjen dhe një që largohet. Ata ndajnë informacion dhe bashkëpunojnë nga afër për të mbrojtur vendin dhe botën nga rreziqet shumë serioze”, thotë ajo.

Shurkin thekson se, në fund të fundit, ruajtja e një demokracie të qetë është më e rëndësishme se kush i fiton zgjedhjet.

“Që një demokraci të funksionojë, të gjithë duhet, në një nivel të caktuar, të kuptojnë se për sa kohë që sistemi funksionon, sistemi është disi më i rëndësishëm se ata. Integriteti i sistemit është më i rëndësishëm se nëse kandidati juaj i preferuar i fitoi apo i humbi zgjedhjet. Dhe unë mendoj se kjo ka qenë historikisht një arsye e rëndësishme përse demokracia amerikane ka qenë kaq e qëndrueshme dhe kaq relativisht e suksesshme”, thotë eksperti Shurkin.

Ndërsa vendi përgatitet për inaugurimin e ardhshëm presidencial, procesi i transferimit të pushtetit risjellë në vëmendje njerëzit që punojnë larg syve të opinionit publik, të cilët mundësojnë që demokracia të funksionojë.

Gjithashtu lexoni:

Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban

Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan

Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Lavrov: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj propozimeve të paqes të SHBA-së, hedhim poshtë “ultimatumet” e Evropës

Kosova News 16/11/2024 16/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?