KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vela sfidon deputeten Bajrami: Tregona dokumentin ku figuron Arianit Jakupi në cilësi të anëtarit të Komitetit Kyç
Politikë

Vela sfidon deputeten Bajrami: Tregona dokumentin ku figuron Arianit Jakupi në cilësi të anëtarit të Komitetit Kyç

Kosova News
Kosova News 19:57 -14/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i komitetit kyç të listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve, Driton Vela ka reaguar ndaj deputetës së LDK-së, Hykmete Bajrami lidhur debatet e saja televizive, ku temë diskutimi ka qenë pozita e tanishme e ish-drejtuesit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arijanit Jakupi, si dhe çështja e listës së barnave esenciale.

Vela ka bërë të ditur se, Arijanit Jakupi nuk është anëtar i Komitetit Kyç për revidimin e listës esenciale të barnave dhe nuk vendos për asnjë produkt të vetëm në listën esenciale, ashtu siç pretendon dhe akuzon deputetja Bajrami.

Sipas, Driton Velës, deputetja në fjalë në të gjithë karrierën e saj akademike e posedon vetëm një citim dhe sipas tij kjo dëshmon që Hykmete Bajrami ka gënjyer lidhur me punën e Arijanit Jakupit si dhe Komitetit Kyç për revidimin e listës esenciale të barnave.

“Le të na tregon Hykmete Bajrami dokumentin ku figuron Arianit Jakupi në cilësi të anëtarit të Komitetit Kyç, kjo është sfidë publike! Nuk lejoj që puna e 23 anëtarëve të nderuar të Komitetit Kyç të njolloset përmes gënjeshtrave të ulëta të politikanëve.”, ka thënë Vela.

“Hykmete Bajrami, profesoresha me vetëm 1 citim në tërë karrierën e saj, ngjashëm si disa deputetë të tjerë, paska gënjyer publikisht në emisionin e Ermal Panduri-t. Prej Ermalit, për të cilin kam respekt, pres më tepër, nuk është aspak profesionale që për këto tema të dëgjohen vetëm monologjet e përfaqësuesve të një partie politike pa i ftuar autoritetet kompetente.

==========================================================

🕵Edhe njëherë, në cilësi të kryetarit të Komitetit Kyç, ju njoftoj se Arianit Jakupi nuk është anëtar i Komitetit Kyç për revidimin e listës esenciale të barnave dhe nuk vendos për asnjë produkt të vetëm në listën esenciale.

🧐Kjo vërtetohet shumë lehtë sepse ekziston vendimi i nënshkruar nga ministri në vitin 2022 për përbërjen e Komitetit Kyç. Dmth premisa kryesore e teorisë konspirative e këtyre deputetëve është gënjeshtër. Si dëshmitare e procesit është vëzhguesja nga instituti GAP, e cila mund të ju njoftojë nëse ndonjëherë në takimet e Komitetit Kyç ka qenë prezent Arianit Jakupi.

🥱Le të na tregon Hykmete Bajrami dokumentin ku figuron Arianit Jakupi në cilësi të anëtarit të Komitetit Kyç, kjo është sfidë publike! Nuk lejoj që puna e 23 anëtarëve të nderuar të Komitetit Kyç të njolloset përmes gënjeshtrave të ulëta të politikanëve.

-Në ndërkohë ja diçka për integritetin e 3 deputetëve të cilët kanë gënjyer publikisht për këtë çështje

👉Armend Zemaj, ish ministri i ushtrisë të këshilltarëve, i njohur për këtë statistikë infamoze: 73% e vdekjeve të tepërta gjatë pandemisë ndodhën gjatë periudhës sa ishte ministër (sipas OurËorldInData)

👉Hykmete Bajrami, profesoresha me H-indexin 1, me 1 të vetmin citim në tërë karrierën e saj. Ne kemi studentë (e lëre më staf akademik) me arritje më cilësore akademike. Vetëm kështu e arsyetoj injorancën totale të saj rreth asaj se si përpilohet lista esenciale e barnave.

👉Bekim Haxhiu, deputeti i cili disa herë dështoi të bëhet profesor në FM-UP, njëkohësisht i diskredituar nga mediat përmes doktoratës në universitetin fantom të paakredituar.”, ka thënë Vela në një postim në facebook.

Manxhuka i reagon Bajramit: Këshilltar i jashtëm i Ministrisë dhe ekspert i jashtëm i një organizate të huaj janë dy gjëra të ndryshme

ë

Gjithashtu lexoni:

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Spanja me rregulla të reja për turistët

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Kosova News 14/11/2024 14/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?