KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trendafilova thotë se nuk beson që Trumpi do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale
BotëPolitikë

Trendafilova thotë se nuk beson që Trumpi do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale

Kosova News
Kosova News 09:43 -13/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pos në themelim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet kontribuues kanë dhënë edhe miliona euro buxhet për Dhomat e Specializuara për Kosovën ndër vite.


Megjithëkëtë, Richard Grenell njëri nga njerëzit më të afërt të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, kohë më parë kishte thënë se po të vij përsëri në pushtet shefi i tij, atëherë ata do ta lironin nga burgu Hashim Thaçin.


Por, ajo që udhëheq punën e këtij institucioni të pavarur të drejtësisë ku gjykohet Thaçi dhe të tjerët, Ekatarina Trendafilova nuk beson se ardhja e Trumpit do të ketë ndonjë ndikim në punën e Gjykatës.


“Ne nuk jemi subjekt politik, jemi gjykatë drejtësie dhe askush prej nesh nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Hisedarët kryesorë janë shtetet anëtare të BE-së, dhe shtetet kontributdhënëse, në mesin e tyre edhe Amerikën. Nuk besoj që Amerika e cila ka qenë e lidhur me këtë projekt të Kosovës dhe BE-së, kjo mund të bëhet vetëm me njoftim nga Këshilli i Bashkimit Evropian që rastet kanë përfunduar, e hetimet janë kryer. Për sa i përket zgjedhjeve, ajo ishte zgjedhja e popullit amerikan, megjithatë Amerika njihet një nga vendet që shumë promovojnë sundimin e ligjit dhe nuk besoj ata do të përfshihen në diçka që ka të bëjë me Gjykatën Speciale”, ka thënë Trendafilova.


Kryetarja e Dhomave të Specializuara për Kosovën ka mbajtur një takim online me gazetarë, ku ka treguar ecurinë e rasteve që janë duke u gjykuar.
Megjithatë, Trendafilova nuk mundi të tregojë një kohë të saktë se kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


“Është komunikuar nga prokuroria se janë 43 dëshmitarë që prokuroria po mendon të dëgjojë, 43 dëshmitarë dhe të mbyllë çështjen dhe ende data është jo më vonë se prilli i vitit të ardhshëm. Dhe javën e kaluar prokuroria vendosi të anulojë nga lista 14 dëshmitarë. Sigurisht, ky është rezultat i politikës shumë të fuqishme të menaxhimit nga trupi gjykues 2, i cili zhvilloi një sërë konferencash me palët që ishin konferenca publike, duke diskutuar se çfarë hapash duheshin marrë për të intensifikuar ritmin e procedurave dhe për të përshpejtuar procedurat.”
Trendafilova ka thënë se në rastin e ish udhëheqësve të UÇK-së, janë 153 viktima të etnive të ndryshme.
Ndërkohë, ajo ka njoftuar se është shtyrë nisja e gjykimit në çështjen ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit që ishin të parapara për këtë javë.

Gjithashtu lexoni:

Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë

Holanda investon 70 milionë euro në ndërtimin e fabrikës së Inteligjencës Artificiale

Rusia kryen sulmin ajror më të madh deri tani në Ukrainë

Kosova News 13/11/2024 13/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?