KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maja e Piramidës së inovacionit e kulturës në Tiranë
Kulturë

Maja e Piramidës së inovacionit e kulturës në Tiranë

Kosova News
Kosova News 22:00 -12/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Teksa i afrohesh Piramidës së Tiranës përjeton sakaq ndjesitë e diçkaje të re, moderne, pse jo edhe futuriste. Këtë hije ia shton më tej fakti që ky objekt arkitekturor, ku e shkuara është ndërthurur aq bukur me të ardhmen, është kthyer tanimë në një nga ndalesat rutinë për turistët e huaj. Atyre iu pëlqen të ngjisin shkallët për të shijuar pamjen spektakolare nga maja e Piramidës dhe sa bukur është të dëgjosh të fliten kaq shumë gjuhë të huaja në metropolin tonë tanimë evropian.

Por teksa në fasadat e Piramidës fliten gjuhë të ndryshme të botës, brenda mureve të saj historike fliten gjuhët universale të digjitalizimit, teknologjisë, inovacionit, por edhe të artit e kulturës. Ky vend është shndërruar në majën e Piramidës së jetës bashkëkohore në kryeqytet, që pret e përcjell çdo ditë krijues e inovatorë të moshave të ndryshme, artistë, organizata lokale e ndërkombëtare, mirëpret festivale modeste dhe evente madhore, siç ishte për shembull Samiti i Ballkanit Perëndimor, i organizuar për herë të parë në vendin tonë. Një test i madh për Piramidën që rezultoi një sukses dhe mori vlerësimin edhe të liderëve evropian. Por këtu evente ka çdo ditë. Dhe shpesh disa herë në ditë. Të vogla e të mëdha. Mbi inovacionin dhe artin. Lokale e ndërkombëtare. Të zhurmshme e të qeta.

Ka ardhur momenti të mos themi më “Piramida po transformohet në një tech hub apo qendër inovacioni”, por se Piramida ka marrë tashmë formën e saj përfundimtare, për të cilën u projektua dhe pa frikë mund të quhet “maja e piramidës” e jetës vibrante të pjesës më intelektuale të shoqërisë, si sipërmarrës, programues, artistë, të rinj të talentuar, etj. Nëse ke fatin, si ne sot, që të bësh edhe një tur në hapësirën dedikuar TUMO-s, do të kuptosh gjëra që të shpëtojnë në pamje të parë. Teksa vizitojmë dhe njihemi nga afër me të rinj të disiplinave të ndryshe, si ilustrimi, animacioni, muzika, programimi, etj. mbetemi pa fjalë jo vetëm nga talentet, por edhe kushtet që lejojnë rininë e Gen Z, ose më mirë të themi Gen TUMO, të arrijë potencialin e vetë maksimal. “Të gjithë mbeten të befasuar kur e shohin TUMO-n nga afër dhe mësojnë më tepër rreth nesh”, shprehet Shqipe Berisha, Drejtore Ekzekutive e TUMO-s, qendra që tashmë i ofron krejtësisht falas kurset për të rinjtë shqiptarë.

Gjithçka e gjen në këtë hapësirë, që nga start up-et, inkubatorët, mjediset e përbashkëta të punës, ose co-working spaces, duke iu lejuar kështu mendjeve të ndritura të Tiranës të jenë afër njëri-tjetrit e të ndajnë ide. Infrastruktura moderne, pajisja me internet super të shpejtë, auditoriumi, sallat e konferencave dhe shumë mjedise të tjera ofrojnë mundësinë që “banorët” e Piramidës, por edhe të tjerë nga jashtë, të organizojnë evente të ndryshme, workshop-e, hackathon-e, ekspozita, promovime librash, etj. Një vend ku gjen gjithçka dhe këdo, ku ata me përvojë ndajnë dijen dhe të rinjtë sjellin ide të freskëta. E sigurisht, ku ka edhe kafene të bukura, si vendtakime po aq tërheqëse si çdo detaj tjetër, brenda dhe përreth Piramidës, shkruan euronews.al

Por çfarë e bëri kaq të suksesshëm këtë ndërtesë që për vite me radhë e kishte humbur sharmin dhe shkëlqimin e saj? Disa arsye. Që nga vizioni dhe planifikimi i mirëmenduar, deri tek arsyet më praktike, si pozicionimi në qendër të Tiranës, atmosfera krijuese, shkëmbimi i njohurive mes “komshinjve”, hapësirat e bollshme, po aq sa qoshet e tërhequra për krijuesit me ide të çmendura, që duan të punojnë në qetësi.

Dhe e bukura është se këtë vend nuk mund ta shijojnë vetëm “banorët”, por edhe miqtë e panumërt nga jashtë, një ndër të cilët mund të jesh edhe ti. Mund të zgjedhësh të jesh çfarë të duash për Piramidën e Tiranës: Një sipërmarrës inovator që punon në mjediset e saj, një ithtar i teknologjisë që mund të bëhesh pjesë e nismës më të re që vjen së shpejti, Innovation Hub, një artist që prezanton një koleksion veprash apo një biznes që organizon një festival për të rinjtë. Por mund të jesh edhe prindi i një adoleshenti apo të riu që ndjek një nga kurset e TUMO-s, duke siguruar kështu edhe profesionin e së ardhmes, siç e kërkon epoka digjitale sot apo edhe të jesh një vizitor i thjesht e të kërkosh një guidë për të njohur më mirë Piramidën tashmë të rivitalizuar të Tiranës.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Kosova News 12/11/2024 12/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?