KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëndime në pjesën e gjoksit”, nga QKUK flasin për gjendjen e viktimave që u therën me thikë në Ferizaj
Siguri

Lëndime në pjesën e gjoksit”, nga QKUK flasin për gjendjen e viktimave që u therën me thikë në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 12:32 -12/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një 10 vjeçare dhe një 29 vjeçare që u theren me thikë ditën e hënë në Ferizaj po vazhdojnë trajtimin në Mjekimin Intensiv të QKUK-së.

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për sulmin me thikë në Ferizaj, Policia arrestoi personin e gabuar


Shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, në një prononcim për Telegrafin tha se viktimat kanë pësuar lëndime kryesisht në pjesën e gjoksit, ku edhe janë prekur edhe mushkëritë.

“Dy pacientet po vazhdojnë trajtimin, gjendja është relativisht stabile. Njëra është 10 vjeçare dhe tjetra 29. Po vazhdojnë të jenë nën veprimin e barnave të gjumit, dhe të kyçura për aparaturë mjekësore”, tha ai.


Ndryshe, katër persona janë therur me thikë ditën e hënë në Ferizaj, viktimat raportohet se ishin kalimtarë rasti ndërsa janë sulmuar nga një burrë, i moshës rreth  59 vjeç.


Viktimat janë sulmuar në tri lokacione të ndryshme nga i dyshuari.

Dy nga viktimat po trajtohen në QKUK, dhe dy tjerë në Spitalin e Ferizajt.


Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje.


“Ferizaj / 11.11.2024-15:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe një dëshmitar rasti, i cili në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një nga sulmet ka ndodhur pikërisht para shtëpisë së tij.

Jeton Emini, ka shkruar se një person i panjohur ka sulmuar për arsye të panjohura dy vajza, të cilat ishin mysafirë te axha i tij.


“Po iu shkruaj që të iu njoftoj që sot rreth 15:15, ka ndodh një akt kriminal nga një person i moshuar (rreth moshës 59 vjeç), i cili për arsye ende të panjohura i ther dy vajza të mitura (të cilat ishin mysafir nga Podujeva tek axha im) dhe therjen e bënë mu para derës së shtëpisë sime. Ky person më pas vazhdon dhe ther pak metra më larg edhe një person tjetër (mashkull rreth moshës 30 vjeç), gjithashtu sipas informacioneve që kam marrë një tjetër therje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit. Pra, 4 therje dhe ende nuk dihet motivi i saj”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Kosova News 12/11/2024 12/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?