Policia e Kosovës ka gjobitur kundërvajtësin që ka bërë tejkalim në vijë të plotë në Mitrovicë.
“Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili gjatë drejtimit të mjetit në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë kryen kundërvajtje duke bërë tejkalim në zonën ku është e ndalur me shenjë”, njofton PK.
Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për tre muaj.


