KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rafuna: Shqetësuese mos-shpenzimi i buxhetit për investime kapitale
Ekonomi

Rafuna: Shqetësuese mos-shpenzimi i buxhetit për investime kapitale

Kosova News
Kosova News 09:29 -10/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për shpenzim të vogël të buxhetit për investime kapitale.

Në një intervistë, Rafuna ka thënë se mjetet e parapara për investime kapitale që kapin shifrën prej 800 milionë euro, është dashur të shpenzohen, madje edhe të rritet kjo shumë.

“Shpenzimet të cilat janë të parapara në Ligjin e Buxhetit që janë mbi 800 milionë për investime kapitale, është dashur që përveç asaj shumës, ajo shumë të rritet, të ketë edhe më shumë investime se ato janë infuzioni më i mirë për ekonominë tonë, është i mirë për biznesin tonë dhe kanë efekt shumë qarkor, sepse ndikon te të gjithë për të mirë. Kërkesa jonë prej fillimit ka qenë që së paku nëse nuk mundesh me rrit ose me sjellë investime tjera kualitative, së paku këto që janë të parapara në Ligjin e Buxhetit që sillen mbi 800 milionë, të shpenzohen pra të mos mbesin një lloj suficiti në buxhetin e shtetit por të shpenzohen për ato projekte të cilat janë të parapara në Ligjin e Buxhetit që është aprovuar”, ka thënë Rafuna.

Shqetësim tjetër për Rafunën është edhe deficiti i lartë tregtar, ndërsa shprehet i gatshëm që si Odë të ofrojë ekspertizë për të ndërmarrë masa në mënyrë të rritet prodhimtaria.

“Deficiti i lartë tregtar, tani ka arrit vlerën e rreth 6 miliardë që importojmë, ndërsa eksportojmë vetëm 800 milionë. Këto dy vjetët e fundit nuk është që ka një ngritje të theksuar eksporti, e mbulojmë me 15 për qind deficitin tregtar që është shumë e vogël dhe ne si Odë kemi ofruar gjithë ekspertizën tonë për Qeverinë e Kosovës të cilët janë sponsorë të ligjeve në mënyrë që t’i identifikojmë se në cilën sektorë jemi konkurrues dhe të merren masa të politikës fiskale e administrative por pse jo edhe masa tjera që t’i ndihmojmë këta sektorë që të zhvillohen edhe mëtutje dhe ta rrisim prodhimtarinë e produkteve tona kosovare që dalin jo vetëm në tregun rajonal por edhe dalin në tregun evropian kur tani jemi bërë pjesë e të gjitha marrëveshjeve që dalin prej Procesit të Berlinit”, ka deklaruar Rafuna.

Kreu i OEK-ut ka thënë se Kosova nuk po arrin që të shfrytëzoje potencialin e saj e që janë burimet njerëzore. Kjo, sipas tij e ndihmon në përmirësimin e bilancit tregtar.

“Ne kemi shumë potencial, kemi mundësi shumë të madhe. Potenciali më i madh që e kemi janë ende burimet njerëzore, pra të rinjtë dhe të rejat. Te mallrat ne kemi deficitit tregtar por te shërbimet kemi suficit, pra më shumë eksportojmë se sa importojmë shërbime falë rinisë që janë shumë të aftë, flasin më shumë se dy gjuhë të huaja dhe unë besoj se kemi shumë kapacitetet për të shfrytëzuar”, u shpreh Rafuna.

Gjithashtu lexoni:

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Kosova News 10/11/2024 10/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve
15:52 -15/06/2026
Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?