KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti 9-mujor i Policisë: Bie numri i vrasjeve, grabitjeve e aksidenteve – rriten ato të dhunës në familje
Siguri

Raporti 9-mujor i Policisë: Bie numri i vrasjeve, grabitjeve e aksidenteve – rriten ato të dhunës në familje

Kosova News
Kosova News 11:05 -09/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Policia e Kosovës ka thënë se ka shënuar rënie numri i veprave penale që janë kryer nga janari në shtator të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritje të rasteve ka vetëm për dhunë në familje.

Krahasuar me vjet, numri i këtyre rasteve ka shënuar rritje për 4.4 përqind.

“Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Tek veprat tjera, ka rënie të rasteve. Vrasje vjet në këtë periudhë kanë qenë 25, e sivjet 14.

Në komunikatë thuhet se ka rënë edhe numri i rasteve të grabitjeve, vjedhjeve, lëndimeve trupore, derisa rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje për 4.4 përqind.

“Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %. Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri I urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka ofruar të dhëna edhe për trafikun rrugor, ku thotë se numri i aksidenteve në përgjithësi ka rënë për 2.4 përqind. Rritje ka të gjobave në trafik, për gati 100 mijë.

“Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë gjeni krahasimin:

Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%,

Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%,

Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%,

Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%,

Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%,

Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%,

Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.

· Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %.

· Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263.

Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për – 2.4%,

Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për – 2.4%, Numri i aksidenteve me dëme materiale, ka shënuar rënie nga 10889, në 10795, rënie për -0.86%,

Numri i aksidenteve me lëndime, ka shënuar rënie nga 6459, në 6145, rënie për -4.86%,

Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%,

Numri i gjobave në trafik ka shënuar rritje nga 480310, në 583014, rritje për 21.4%.

Gjatë kësaj periudhe kohore:

Numri i armëve të konfiskuar është rritur nga 939, në 1186, ose 26.3 %,

Numri të personave të arrestuar është rritur për 5.3 %, 

Numri të personave të ndaluar në Qendrat e ndalimit është rritur për 15.3 %.

Gjithashtu lexoni:

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Kosova News 09/11/2024 09/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit
13:18 -31/07/2026
Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve
12:57 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?