KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligji i ri suedez për riciklimin e mbetjeve ushqimore
Botë

Ligji i ri suedez për riciklimin e mbetjeve ushqimore

Kosova News
Kosova News 22:17 -06/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ligj i ri në Suedi u kërkon të gjithë banorëve që të riciklojnë mbetjet e tyre ushqimore. Prej dhjetëra vitesh ky proces është zbatuar në shumë qytete të Suedisë. Megjithatë, ligji i ri nënkupton ndryshime në kryeqytetin Stokholm. Pyetja qëndron nëse ligji i ri ka sjellë ndryshime?

Fabian Sall, banor i Stokholmit, i riciklon mbetjet e ushqimeve kur gatuan. Ai e mbështet ligjin e ri suedez që u kërkon të gjithëve që të riciklojnë mbetjet ushqimore.

“Në fakt, është gjë e mirë t’i mbash njerëzit përgjegjës për mbetjet ushqimore që hedhin. Miratimi i ligjit i bën njerëzit që të mendojnë ndryshe lidhur me ushqimet që hedhin”.

Ligji hyri në fuqi në fillim të vitit, ndonëse shumë qytete në të gjithë Suedinë i kanë ricikluar mbetjet ushqimore për dekada. Shtrohet pyetja nëse ligji ka pasur efekt.

‘Biokraft’, një nga dy kompanitë përgjegjëse për riciklimin e mbetjeve ushqimore në kryeqytetin suedez, thotë se riciklimi është rritur afërsisht 20% krahasuar me periudhën janar-mars të vitit të kaluar.

Sfida qëndron në procesin e përpunimit të mbeturinave, pasi një pjesë e tyre nuk janë mbetje ushqimore.

Chasib Hamid, menaxher riciklimi në firmën Biokraft, thotë se rreth 30% e mbetjeve të supozuara të ushqimit në fakt janë mbeturina të tjera që nuk mund të riciklohen.

Mbetjet ushqimore përpunohen për të prodhuar lëndë djegëse me bazë bimore dhe plehra për bujqësinë. Firma prodhon gjithashtu karburant të lëngshëm që tregtohet jashtë vendit.

“Përdorim një lloj bakterie që ndikon tek çlirimi i bio-gazeve nga mbeturinat. Një pjesë e biokarbureve të presuara përdoret për të furnizuar kamionët që mbledhin dhe transportojnë mbeturinat. Ndërsa shumica dërgohet nëpër karburantet e zonës së kryeqytetit”, thotë inxhinieri Oerjan Bohinen me firmën ‘Biokraft’.

Në vitin 2018, Stokholmi i konvertoi të gjithë autobusët e tij për të përdorur biokarburantet e përftuara nga riciklimi i mbetjeve me bazë bimore, sipas organizatës SL që menaxhon transportin publik të kryeqytetit.

Sipas përllogaritjeve, përpunimi i mbetjeve ushqimore të 3000 banorëve në vit mund të krijojnë lëndë djegëse të mjaftueshme për të furnizuar një autobus gjatë gjithë vitit.

Rreth 35% e mbetjeve ushqimore nuk riciklohet, çka përbën sfidë për Stokholmin.

Sipas përllogaritjeve të kompanisë që menaxhon ujin dhe mbeturinat “Stockholm Vatten och Avfall”, rreth 120 kilogramë mbetje ushqimore shkaktohen në vit nga çdo banor.

Sfidë për riciklimin janë edhe ndërtesat e vjetra, që nuk mund të rinovohen për shkak të disa rregullave, të cilave u mungojnë hapësirat për të instaluar koshat e mbeturinave ushqimore. Tjetër sfidë është se rreth 50% e mbetjeve ushqimore në kryeqytet vijnë nga restorantet dhe bizneset e tjera ushqimore.

“Nga riciklimi i mbetjeve ushqimore mund të prodhojmë lëndë djegëse dhe plehra me bazë bimore, çka ndihmon në pakësimin e çlirimit të gazeve që shkaktojnë efektin serrë. Përdorimi nga bujqësia i plehrave me bazë bimore ulë përdorimin e fosfatit”, thotë Stina Hedström me firmën “Stokholm Vatten Och Avfall”.

Bashkimi Evropian synon që deri në vitin 2030 të përgjysmojë mbetjet ushqimore për frymë. Objektivi në Suedi është ulja me rreth 20% deri në vitin 2025./ voa

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 06/11/2024 06/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla
14:58 -17/07/2026
Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?