KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria kërkon dënimin e inxhinierit të KEK-ut të akuzuar për ryshfet, mbrojtja lirimin e tij nga aktakuza
Siguri

Prokuroria kërkon dënimin e inxhinierit të KEK-ut të akuzuar për ryshfet, mbrojtja lirimin e tij nga aktakuza

Kosova News
Kosova News 14:20 -06/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur fjala përfundimtare në gjykimin ndaj Sylejman Pllanës, i cili akuzohet se në cilësinë e inxhinierit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke marrë ryshfet.

Prokurori Besnik Jakupi, në fjalën përfundimtare, deklaroi se pas administrimit të provave në këtë shqyrtim gjyqësor, dëgjimi i dëshmitarëve, është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet, siç përshkruhet në aktakuzë.

Ai kërkoi që i akuzuari Pllana  të dënohet në përputhje me dispozitat ligjore.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Pllana, avokati Nexhmedin Sejdiu, tha se prokuroria kishte përpiluar aktakuzën në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).

I njëjti kërkoi nga gjykata që pas vlerësimit të provave, të lirojë të mbrojturin e tij nga aktakuza.

Këtë qëndrim të avokatit e mbështeti edhe vetë i akuzuari, Pllana.

Ndërkaq, Egzon Hyseni, bashkë i akuzuar në këtë rast, kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me gjobë prej 1 mijë 800 euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës, më 17 maj 2021

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26 janar 2021, Sylejmon Pllana po akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, inxhinier në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) duke e keqpërdorur detyrën e tij, Egzon Hysenit i ka kërkuar ryshfet në shumë prej 5,500 euro duke i premtuar se do ta punësonte si vozitës në KEK, shkruan Betimi për Drejtësi.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, Pllana fillimisht e kishte pranuar shumën prej 2,000 euro nga i akuzuari Hyseni, e pastaj në një takim tjetër ai kishte pranuar edhe shumën prej 500 euro, kurse për pjesën tjetër prej 3,000 euro, ata ishin pajtuar që ajo pjesë të paguhej pasi i akuzuari Hyseni të punësohej dhe ta marr pagën e parë në KEK.

Me këto veprime, Pllana po akuzohet se ka kryer veprat penale “ Marrja ryshfetit” nga neni 428 par 1 dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par 1 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, Egzon Hyseni po akuzohet se gjatë muajit prill 2019, është takuar me të akuzuarin Pllana në Fushë Kosovë dhe me qëllim që të punësohej në KEK, fillimisht i kishte dhënë Pllanës shumën prej 2,000 euro e pastaj në një takim tjetër shumën prej 500 euro, kurse për pjesën tjetër ishin pajtuar që të paguhej pasi i akuzuari Hyseni të punësohej në KEK.

Me këtë, Hyseni po akuzohet se ka kryer veprën penale “ Dhënia e Ryshfetit” nga neni 429 par 1 të KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Kosova News 06/11/2024 06/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?