KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli goditi një spital ku po vaksinoheshin fëmijët, thonë zyrtarët palestinezë
Botë

Izraeli goditi një spital ku po vaksinoheshin fëmijët, thonë zyrtarët palestinezë

Kosova News
Kosova News 09:50 -03/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët palestinezë thonë se Izrsaeli sulmoi me dron një klinikë në Gazën veriore, ku fëmijët po vaksinoheshin për poliomielitin, duke plagosur gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë. Ushtria izraelite e mohon këtë.

Sulmi i supozuar ndodhi të shtunën në Gazën veriore, e cila ka qenë e rrethuar nga forcat izraelite dhe kryesisht e izoluar vitin e kaluar. Izraeli ka kryer një tjetër ofensivë atje gjatë javëve të fundit që ka vrarë qindra njerëz dhe ka zhvendosur dhjetëra mijëra, raporton AP.

Forcat izraelite kanë sulmuar vazhdimisht spitalet në Gaza gjatë rrjedhës së luftës, duke thënë se Hamasi i përdor ato për qëllime militante, akuza të mohuara nga zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Dr. Munir al-Boursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ka thënë për Associated Press se ushtria izraelite goditi klinikën Sheikh Radwan në qytetin e Gazës të shtunën herët pasdite, vetëm pak minuta pasi një delegacion i Kombeve të Bashkuara u largua nga objekti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia e OKB-së për fëmijë, e njohur si UNICEF, të cilat së bashku po kryejnë fushatën e vaksinimit ndaj poliomielitit, shprehën shqetësimin për sulmin e raportuar.

“Raportet e këtij sulmi janë edhe më shqetësuese pasi Klinika Sheikh Radwan është një nga pikat shëndetësore ku prindërit mund të vaksinojnë fëmijët e tyre”, ka thënë Rosalia Bollen, një zëdhënëse e UNICEF-it.

“Sulmi i sotëm ndodhi ndërsa pauza humanitare ishte ende në fuqi, pavarësisht garancive të dhëna se pauza do të respektohej nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 16:00”, ka shtuar ajo.

Fushata për dozën e dytë të vaksinës së poliomielitit filloi të shtunën në pjesë të Gazës veriore. 

Ajo ishte shtyrë nga 23 tetori për shkak të mungesës së qasjes, bombardimeve izraelite, urdhrave për evakuim masiv dhe mungesës së garancive për pauzat humanitare, është bërë e ditur në një deklaratë të OKB-së.

Gjithashtu lexoni:

Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban

Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan

Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Lavrov: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj propozimeve të paqes të SHBA-së, hedhim poshtë “ultimatumet” e Evropës

Kosova News 03/11/2024 03/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?
12:53 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?