158 persona tashmë dihet se kanë vdekur pasi përmbytjet goditën disa pjesë të Spanjës të mërkurën – veçanërisht disa komunitete në Valencia, raporton BBC më 31.10.2024.
Pothuajse të gjitha rastet e vdekjeve – 155 sosh – janë regjistruar në këtë rajon, me dy të tjera në Castilla-La Mancha dhe një tjetër një britanik në Andaluzi.Banorët e Valencias kanë përshkruar skena “makthi”, ku njëri prej tyre i thotë gazetarit të BBC-së: “Ne të gjithë njohim dikë që ka vdekur”.Ekipet e urgjencës po vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurit – qindra ushtarë janë vendosur në Valencia për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit.
Përmbytjet e shpejta që përfshinë pjesë të Spanjës lindore kanë shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturë, duke përlarë makina dhe grumbulluar mbeturina në rrugë.Policia spanjolle arrestoi 39 persona gjatë natës si pjesë e një operacioni për parandalimin e krimit në pjesët tregtare të zonave të goditura nga përmbytjet.
Policia thotë se ka gjetur një numër sendesh të vjedhura.Më herët gjatë ditës, banorët e zonave të goditura nga përmbytjet i kanë thënë televizionit britanik se autoritetet lokale i kishin injoruar paralajmërimet e autoriteteve qendrore se do të kishte reshje të dendura dhe vërshime.
Shumë banorë kanë thënë se nuk ishin njoftuar fare nga qeveritë lokale, të cilat do të duhej t’i njoftonin nëpërmjet ngritjes së shkallës së alarmit për fatkeqësi natyrore. BBC


