Në orët e para të së enjtes, një zjarr i madh ka shpërthyer në “Parkun e Pishave” në Sllatinë, duke shkaktuar dëme në një lokal dhe një market, të cilat dyshohet se janë djegur tërësisht.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi se hetimet kanë filluar për të sqaruar rrethanat që kanë çuar në këtë incident.
Ai ka thënë se nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.
“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informata për një zjarr në disa lokale në fshatin Sllatinë e Madhe. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin,”’, ka theksuar Borovci.
Për momentin, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij zjarri.


