KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » GLPS: Ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë të dërgohet në Kushtetuese
Siguri

GLPS: Ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë të dërgohet në Kushtetuese

Kosova News
Kosova News 11:56 -31/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar për miratimin në lexim të dytë të plotësim/ndryshimeve të projektligjit për zyrtarët publikë. Sipas tyre  miratimi i këtij projektligji  e thellon edhe më shumë problemin me ushtruesit e detyrës dhe disa pika të tjera.

Dje, më 30 tetor 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L–197 për Zyrtarët Publikë.

Në qershor, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kishte reaguar publikisht mbi procedurën e draftimit dhe përmbajtjen e këtij ligji.

“Në projektligjin e dërguar nga Qeveria në Kuvend në qershor, afati për mbajtjen e pozitave me ushtrues të detyrës ka qenë 2 vite. Në procedura parlamentare është shtuar një amandament i cili është integruar në ligjin e miratuar dje, ku afati për mbajtjen e pozitave me ushtrues të detyrës ka ndryshuar nga 2 vite sa ishte propozuar fillimisht në 1 vit por me mundësi zgjatje pa ndonjë kufizim kohor nën kushtin ligjor nëse procedurat e rekrutimit janë shpallur por që për arsye objektive pozita nuk është plotësuar. Ky rregullim lejon hapësirë që pozitat me Ushtrues Detyre të mbahen në kohë të gjata siç është bërë praktikë kohëve të fundit. Kjo praktikë negative tash e ligjësuar edhe me ligj i jep mundësi dhe nxit politikën ditore për të mbajtur në pozita të lira ushtrues detyre me “nëpunës civil të përshtatshëm” duke minuar komplet mekanizmin e rregullt ligjor për plotësimin e këtyre pozitave në pajtim me rregullat dhe procedurat që garantojnë meritokracinë”,thuhet në reagim.

GLPS thotë se disa nga çështjet kryesore të ngritura nga ta në qershor të këtij viti janë ende valide edhe për projektligjin e miratuar dje në Kuvend.

“Për rikujtim, GLPS ka konstatuar se ky projektligj nuk ka ndjekur Urdhrin e përcaktuar në pikën 12 të Aktgjykimit Nr. ref.: AGJ 2262/23 të Gjykatës Kushtetuese të lëshuar në shtator të vitit të kaluar. I njejti përjashton nga fusha e veprimit disa institucione tipike të cilat duhet të jenë pjesë e fushëveprimit të këtij ligji. Shqetësuese mbetet edhe heqja e pragut minimal që së paku 2 kandidatë duhet t`i plotësojnë kushtet për Nivelin e Lartë Drejtues, gjë që rezulton me cenim të konkurrencës, si shtylla kryesore e meritokracisë”, thuhet në reagim.

Poashtu, GLPS ka ngritur shqetësime edhe në lidhje me listën e pritjes, ku përmes këtij projektligji sipas tyre institucionit përkatës i mundësohet që t’i pranojë nëpunësit civil tepricë në mënyrë diskrecionale dhe pa asnjë detyrim ligjor.

“ Gjë që mund të rezultojë me largim masiv të shërbimit civil si pasojë e mosveprimit të institucionit dhe kalimit të afatit 9 mujor të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 67 të po këtij projektligji. Ngjashëm, ky projektligj kufizon mandatin e shërbyesve civil të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese për nëpunësit aktual, gjë që është në kundërshtim të plotë me Aktgjykimin e lartpërmendur. Si përfundim, GLPS konsideron që ky projektligji vazhdon jo të jetë në kundërshtim me parimet e SIGMA/OECD, dhe degradon thellësisht funksionimin e shërbimit civil në Kosovë, në formën siç është paraqitur”, vazhdon reagimi.

GLPS i bën thirrje të gjitha palëve kompetente që të dërgojnë projektligjin e miratuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Ky është një hap i domosdoshëm për të siguruar që i njëjti të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

Gjithashtu lexoni:

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Kosova News 31/10/2024 31/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?