KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prona milionëshe në Veternik, ministrja Haxhiu: Me urgjencë të hetohet mbyllja e dyshimtë e rastit nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara nga Serbia
Politikë

Prona milionëshe në Veternik, ministrja Haxhiu: Me urgjencë të hetohet mbyllja e dyshimtë e rastit nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara nga Serbia

Kosova News
Kosova News 12:56 -30/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e shqetësuar pasi Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet për rastin e pronës milionëshe në Veternik e cila pronë dyshohet se u fitua përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, bazuar në një zarf të ardhur përmes Postes “DHL Serbia”.

Ministrja Haxhiu thotë se me këtë rast dëshmohet se si funksionon drejtësia në Kosovë, dhe se në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu, mbyllet rasti në dëm të qytetarit.

“Rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe kjo që ndodhi me zarfin që sipas raportimeve del të jetë dokument i falsifikuar nga Beogradi, me të cilin dokument, Prokuroria Speciale mbylli hetimet është vërtetë shembull se si ka funksionuar e funksionon ende drejtësia në Republikën e Kosovës. Pra, në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu mbyllet rasti në dëm të qytetarit”, thuhet në reagimin e ministres.

Tutje, ajo ka shkruar se si “subjekt politik në Kuvend kemi folur për drejtësinë e kapur dhe nevojën për vetting si të vetmen mundësi për të dalë nga ky qark i mbyllur”.

“Që prej marrjes së mandatit pa rreshtur kemi punuar në përgatitjen e dokumenteve që do të fillonin procesin e vettingut, prej të cilit proces do të pastrohej vet sistemi i drejtësisë e do të rikthehej kredibiliteti e besueshmëria në këtë pushtet mjaft të rëndësishëm për Republikën.

Mirëpo ka pasur një siklet dhe rezistencë nga qarqe të ndryshme, sa në politikë sa në drejtësi ndaj këtij procesi, ndërkaq kemi parë për këto 4 vite qeverisje se si qindra lëndë janë dorëzuar vetëm nga kabineti qeveritar me afera nga kohët e kaluara për të cilat në asnjë rast të vetëm nuk kemi parë të jetë ndërmarrë diçka nga ana e Prokurorisë Speciale”, ka pohuar ministrja.

Tutje, ajo ka shtuar se “në anën tjetër, kemi parë që ndaj qeverisë, ministrave e zyrtarëve të subjektit prej nga jemi, ka pasur reagime e impulse nga ana e kësaj Prokurorie, madje edhe për statuse facebook-u se lëre më diçka më shumë”.

“Mirëpo, sa i përket rastit të tokës në Prishtinë e cila, siç pretendohet, i është marrë familjes përmes falsifikimit të dokumenteve fillimisht ka pasur ndjekje penale për disa persona. Por, çështja ka vazhduar edhe më tutje, kur aty kanë vazhduar punimet, pavarësisht rastit në Gjykatë. Familja ka prezantuar disa fakte të lidhjes së vet të arrestuarve e përndjekurve në këtë rast me vet familjen e Kryeprokurorit aktual të Speciales”.

Lidhur me pronën në Veternik, Haxhiu thotë se i ka dërguar letër edhe organeve kompetente në Serbi, por që asnjëherë nuk kanë pranuar përgjigje.

“Në vazhdën e zbardhjes së këtij rasti, si ministri e Drejtësisë, në kuadër të kompetencave tona ligjore, kemi dërguar letër në organet kompetente në Serbi për të marrë përgjigje në lidhje me të vërtetën e pronës. Por, asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje siç nuk marrim kurrë nga ta për shkak të problemeve politike.

E, javën e kaluar në media u publikua se rasti është mbyllur për këtë çështje nga Prokuroria Speciale pas një zarfi që kinse paska ardhur nga Serbia në Kosovë, ku jepet përgjigja për të vërtetën e provës”.

“Ndërkaq, mbrëmë siç u raportua, u mohuan se nga institucionet atje është dërguar kjo letër, çka e bën edhe më inkriminuese situatën ku nxit dyshime se është përfshirë vet Prokuroria Speciale.
Danilo Radunoviq, përgjegjës i Departamentit të Arkivave të Entit Republikan i Gjeodezisë në Serbi, ka thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me ketë dërgesë, thuhet në publikimin e djeshëm”, ka pohuar ministrja.

Haxhiu thotë se lidhur me rastin, autoritet përgjegjëse duhet të hetojnë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti përmes dokumenteve të falsifikuara.

“Si ministre e drejtësisë, jam vërtetë e shqetësuar me gjithë këtë rast, veçanërisht, dhe me pretendimet e përfshirjes edhe të akterëve institucional të drejtësisë në këtë rast të kësaj prone, që nga vet prona deri te mbyllja e rastit me dokumente të falsifikuara. Autoriteti përgjegjës me urgjencë duhet të hetojë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara dhe të trajtojë po ashtu shqetësimet e faktuara të familjes së dëmtuar për lidhjet në këtë rast të vet prokurorëve special të Kosovës me vet pronën konkrete”, është shprehur Haxhiu.

Ministrja ka deklaruar se drejtësia ka kuptim veç kur e mbron të dobëtin nga i forti e i pushtetshmi.

“Kur i pushtetshmi lidhet me krimin aty krimi bëhet i organizuar dhe institucional. Aty bie edhe drejtësia, demokracia e republika. Dhe kjo nuk duhet të tolerohet”.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Kosova News 30/10/2024 30/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?