KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendoset rrethoja në mes të asfaltit, VV-ja në Lipjan akuzon qeverisjen lokale për asfaltim të pronave private
Lajme

Vendoset rrethoja në mes të asfaltit, VV-ja në Lipjan akuzon qeverisjen lokale për asfaltim të pronave private

KosovaNewss
KosovaNewss 19:36 -29/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas shqetësimeve të banorëve, Komuna e Lipjanit po akuzohet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë qytet me arsyetimin se në fshatin Medvec kishte asfaltuar rrugë private me qëllim të përfitimit të votave, por që sipas këtij subjekti opozitar ato punime po dalin të kontestuara me kalimin e kohës.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, komuna e Lipjanit pa i bërë matjet e nevojshme gjeodezike kishte asfaltuar një rrugicë në këtë fshat, ndërkohë pronari i një parcele e kishte kufizuar pronën personale duke u bazuar në matjet gjeodezike.  Një pjesë e parcelës së tij përfshinte edhe pjesën e rrugës me asfalt.  Ai kishte vendosur pengesa mbi rrugë për ta kufizuar pronën personale të cilën kohë më parë e kishte blerë nga një banor i këtij fshati.

Valenton Amerllahu, sekretar në Lëvizjen Vetëvendosje në Lipjan, ka akuzuar komunën se po asfalton rrugë në prona private. Sipas tij, në këtë mënyrë qeverisja e Imri Ahmetit po tenton të marrë vota duke hedhur asfalt mbi pronë private, por në ndërkohë po u dalin telashe të tilla kontestimore.

“Praktikat e tilla, sidomos para fushatës zgjedhore po intensifikohen. Projekte tërësisht të pa planifikuara e të pamenduara të mirë, rrugica në prona të kontestuara, ku asfaltohet në mes të “gurit të mexhës” jo rrallëherë po krijojnë probleme në mes qytetarëve. Imri Ahmeti konfliktuoz, me papërgjegjësinë e tij po i futë në probleme e konflikte edhe kushërinjtë në mes vete. Qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë panik, i cili po përkthehet në projekte të pamenduara, pa cilësi, e me qëllim krejtësisht elektoral. Qytetarët këtë mendësi do ta dënojnë gjithsesi me 9 shkurt”, ka thënë Amerllahu.

Rreth kësaj çështje, shqetësime kanë dhënë edhe vetë banorët e kësaj lagjeje në fshatin Medvec.

Në anën tjetër deri në momentin e raportimit, nuk kanë pranuar përgjigje nga Komuna e Lipjanit lidhur me këtë çështje/Telegrafi.

Gjithashtu lexoni:

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KosovaNewss 29/10/2024 29/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?