KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të paktën 60 të vdekur nga sulmi izraelit në qytetin verior të Gazës
Botë

Të paktën 60 të vdekur nga sulmi izraelit në qytetin verior të Gazës

Kosova News
Kosova News 12:09 -29/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 60 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya të martën, njoftoi ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Marwan Al-Hams, zyrtar në enklavën e drejtuar nga Hamasi, tha se 17 persona të tjerë ishin të zhdukur dhe 150 persona u plagosën. Mjekët thanë se 20 fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, ka raportuar Reuters.

Më vonë të martën, Ismail Al-Thawabta, drejtori i zyrës së mediave qeveritare, tha se numri i viktimave ishte 93.

Ushtria izraelite ka vënë në pikëpyetje shifrat mbi numrin e vdekjeve të publikuara nga zyra e mediave të Hamasit, duke thënë se ato shpesh janë ekzagjeruar.

“Ka dhjetëra të vdekur. Dhjetëra njerëz të zhvendosur jetonin në këtë shtëpi. Shtëpia u bombardua pa paralajmërim paraprak. Siç mund ta shihni,  të vdekurit janë aty-këtu, nëpër cepa të shtëpisë”, u shpreh Ismail Ouaida, i cili po ndihmonte në gjetjen e trupave.

Të hënën, Shërbimi i Emergjencave Civile Palestineze bëri të ditur se rreth 100 mijë njerëz u izoluan në Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun, pa furnizime mjekësore ose ushqimore.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se të plagosurit në sulm nuk mund të merrnin kujdes pasi mjekët ishin detyruar të evakuonin spitalin aty pranë Kamal Adwan.

“Rastet kritike pa ndërhyrje do t’i nënshtrohen fatit të tyre dhe do të vdesin”,  tha ministria në një deklaratë.

Shërbimi i urgjencës i Gazës tha se operacionet e tij ishin ndalur për shkak të sulmit të Izraelit në Gazën veriore. Izraeli pretendon se fushata e tij është të shkatërrojë grupin militant palestinez Hamas, luftëtarët e të cilit ishin kthyer në zonë në luftën njëvjeçare.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 29/10/2024 29/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?