KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi, gjyqtarin, gjeodetin e gruan me të cilën kishte kontest pronësor
Siguri

Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi, gjyqtarin, gjeodetin e gruan me të cilën kishte kontest pronësor

Kosova News
Kosova News 10:40 -25/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit R.B., i cili thuhet se ka sulmuar gjyqtarin, gjeodetin dhe një grua me të cilën kishte një kontest pronësor, për të cilin ishte duke u zhvilluar një proces gjyqësor. 

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

“Me datë 23 tetor, rreth orës 10:30 min., në Suharekë, i pandehuri R.B., i kanoset seriozisht se do ta sulmoj personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjyqtarin e Gjykatës Themelore, dega Suharekë, Divizioni Civil, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari, gjyqtari, ka caktuar seancën e terenit në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale së bashku me gjeodet sipas propozimit të propozueses, F.B., i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet gjyqtarit me fjalët  ‘hup prej këtu’, pastaj ka vazhduar me sharje dhe ofendime, dhe me një mjet të fortë të metalit, sulet në drejtim të të dëmtuarit që ta sulmojë fizikisht, ku pastaj ndërhynë djali i të pandehurit ta ndalojë, ku me arritjen e policisë, në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu i pandehuri R.B., në rastin e njëjtë thuhet se e ka sulmuar edhe gjeodetin. 

“Derisa i dëmtuari ishte i caktuar nga gjykata që të del në të teren, në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet të dëmtuarit me fjalët ‘largohuni nga shpija ime’, duke e ofenduar e pastaj e sulmon fizikisht, duke e shtyrë me duar, duke vazhduar me sharje dhe ofendime, ku merr një mjet të fortë të metalit, dhe iu drejtohet me fjalët “largohuni nga ai vend”, pastaj në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet se ka sulmuar edhe viktimën F.B..

“Sikurse më lartë i pandehuri R.B., me dashje përdorë forcën me anë të sendit, shufrës metalike, që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ndaj të dëmtuarës F.B., në atë mënyrë për shkake të një kontesti pronësor, ditën kritike derisa e dëmtuara si propozuesi për një çështje civile ishte në vendin e lartcekur me gjyqtarin dhe gjeodetin, i pandehuri i revoltuar nga ky rast, fillimisht e shanë dhe ofendon me fjalë të ndryshme të dëmtuarën, pastaj e sulmon fizikisht me mjet, me shufër metalike duke e goditur në duar, ku të pranishmit në vendin e ngjarjes arrin që ndalin të pandehurin, por e dëmtuara nuk ka marrë lëndime të dukshme trupore, dhe në vendin e ngjarjes i pandehuri i arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thuhet se ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrezikshmërinë dhe pasojat nga veprat penale për të cilat ngarkohet i pandehuri. 

“Duke marrë parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare, do të merret në pyetje i pandehuri, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit, në rrjedhën e mëtejme do të mblidhen edhe prova tjera për të zbardhur rastin, është konstatim i Gjykatës se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i pengimit serioz të hetimit dhe rrjedhës së pa penguar të fazës hetimore. Gjithashtu, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën në të cilën dyshohet të jetë kryer veprat penale, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 25/10/2024 25/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?