KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Siguri

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Kosova News
Kosova News 09:36 -25/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. 

Në katër prej këtyre rasteve raportohet se gratë kanë qenë viktimë e burrave, në një rast një grua ka ka ofenduar dhe kanosur një burrë, kurse në një tjetër një burrë ka kërcënuar një tjetër. 

Në një rast që është raportuar se ka ndodhur në Graçanicë, gruaja është ankuar se është sulmuar fizikisht nga burri. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht ankuesja femër kosovare nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Në Fushë-Kosovës është raportuar se një grua ka ofenduar dhe kanosur një burrë. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare e kishte ofenduar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. 

Ndërkohë në Prishtinë është raportuar për një rast ku një burrë ka sulmuar fizikisht burrin. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policës. 

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në Pejë është raportuar se një burrë ka kërcënuar një tjetër. “Raportohet se viktima mashkull kosovar është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. 

Ndërkohë që në Gjakovë është raportuar se një grua ka pranuar mesazhe kërcënuese nga një burrë. “Është raportuar se ankuesja femër kosovare ka pranuar mesazhe kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Gjithashtu lexoni:

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Kosova News 25/10/2024 25/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?