KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Orbani për BE-në: Duan qeveri kukull, s’kemi qenë më afër një lufte botërore
Botë

Orbani për BE-në: Duan qeveri kukull, s’kemi qenë më afër një lufte botërore

Kosova News
Kosova News 14:32 -23/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të mërkurën ka mbajtur fjalim të gjatë me rastin e shënimit të përvjetorit të revolucionit të vitit 1956, i cili përfshinte kryengritjen kundër sundimit sovjetik.

Në një fjalim para mijëra mbështetësve, Orbani ka thënë se hungarezët duhet të tregojnë unitet sot si në vitin 1956.

“Jemi mbledhur për të nderuar heronjtë e vitit 1956. Nëse vendi ynë është në vështirësi, ne duhet të bashkohemi. Sepse pa unitet nuk ka as siguri dhe as liri”, ka thënë Orban.

Pas kësaj, fjalimi vazhdoi duke komentuar luftën në Ukrainë.

“Palët janë në konflikt tash e tre vjet dhe rreziku i përhapjes së luftës po rritet. Në 70 vjetët e fundit, ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër një lufte botërore. Udhëheqësit evropianë e kanë çuar Perëndimin në një luftë të pashpresë. Thelbi i ‘planit të fitores’ që po prezantohet është përhapja e luftës, ftesa e Ukrainës në NATO dhe zhvendosja e luftës në tokën ruse”, u shpreh kryeministri hungarez.

Ai deklaroi gjithashtu se me këtë plan Ukraina angazhohet që me ushtrinë e saj të garantojë sigurinë e të gjithë Evropës.

“Me fjalë të tjera, ne hungarezët do të zgjoheshim një mëngjes dhe do të zbulonim se ushtarët sllavë nga lindja janë vendosur përsëri në Hungari. Ne nuk e duam këtë, por presioni nga Brukseli po rritet çdo ditë. Ne hungarezët duhet të vendosim nëse duam të shkojmë në luftë kundër Rusisë”, theksoi Orban.

Kritikat për Bashkimin Evropian nuk përfunduan me kaq.

“Një Hungari e pavarur është e papranueshme për Brukselin, dhe kjo është arsyeja pse duan të instalojnë qeveri kukull. Ne duhet t’i japim një përgjigje të prerë për këtë, si në vitin 1956. Ka një parti që duan të na vënë në qafë”, përfundoi kryeministri i Hungarisë dhe kreu i partisë Fidesz, Orban.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 23/10/2024 23/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?