Një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit. Këtë rast, Policia e ka iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:10 dhe janë intervistuar tre dëshmitarë.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


