KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusisë nuk i intereson kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Botë

Rusisë nuk i intereson kush i fiton zgjedhjet në SHBA

Kosova News
Kosova News 10:08 -22/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët e presidentit rus Vladimir Putin kanë thënë se nuk përbën ndonjë ndryshim për Moskën fituesi i zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Megjithatë, nga mënyra se si mbulohen zgjedhjet amerikane në median shtetërore të udhëhequr nga Kremlini, mund të arrihet në përfundimin se Donald Trumpi është shumë i favorizuar, raporton Reuters.

Programi i televizionit kryesor shtetëror “Channel One”, ka shfaqur një video të miliarderit, Elon Musk dhe prezantuesit të televizionit, Tucker Carlson duke e denigruar kandidaten demokrate, Kamala Harris përpara se ta afronte fokusin në atë që e quajti seri të gabimeve në performancë.

Tendenca e Harrisit për të qeshur, për të cilën Putini ka folur në mënyrë sarkastike muajin e kaluar, është shfaqur dukshëm në transmetime dhe televizioni shtetëror ka shfaqur përmbledhje të deklaratave më pak elokuente të saj gjatë fushatës.

Në kontrast, i njëjti raport i “Channel One” e ka portretizuar Trumpin dhe kandidatin republikan për zëvendëspresident, JD Vance si të sigurt dhe plot sens për gjithçka.

Kremlini thotë se zgjedhja e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është çështje ekskluzive për amerikanët dhe se do të punojë me këdo që zgjidhet.

E ka mohuar ndryshimin e mbulimit të zgjedhjeve, edhe pse disa ish-punonjës të medias shtetërore kanë folur publikisht për mbledhjet javore të Kremlinit, në të cilat jepen udhëzime për çështje të ndryshme.

Preferenca e dukshme e medias shtetërore për Trumpin, nuk është befasuese.

Trumpi ka qenë më pak i hapur për mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër Rusisë, sesa presidenti në detyrë, Joe Biden ose Harrisi, duke i rritur shqetësimet e Kievit se mund ta humbasë aleatin kryesor, nëse Trumpi i fiton zgjedhjet.

Trumpi, i cili e ka lavdëruar Putinin gjatë viteve dhe është mburrur për marrëdhënien e mirë me të, javën e kaluar e ka fajësuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se ka ndihmuar në nisjen e luftës.

Këtë muaj, kandidati republikan për president ka mohuar t’i konfirmojë raportimet se ka biseduar me Putinin në disa raste që kur është larguar nga zyra në viti 2021, duke thënë: “Nëse e kam bërë, është gjë e mençur”.

Harrisi në kontrast e ka quajtur Putinin “diktator vrasës”, ka premtuar se do vazhdonte mbështetjen e Ukrainës dhe ka thënë se vdekja e politikanit të opozitës, Alexei Navalny ka qenë “shenjë tjetër e brutalitetit të Putinit”. Kremlini i ka mohuar akuzat për vrasjen e Navalnyt.

Televizionit shtetëror shpesh ka ftuar mysafirë në emisionet rreth bisedave gjeopolitike, të cilët shprehin preferencë për Trumpin, edhe nëse arsyet e tyre ndonjëherë ndryshojnë.

Andrei Sidorov, akademik i lartë në Universitetin Shtetëror të Moskës, në një deklarim për televizionit shtetëror këtë muaj, ka theksuar se Trumpi do të ishte më i mirë për Rusinë, sepse do të shkaktonte ndarjen – e cila mund të nxiste fantazi për rusët anti-perëndimorë – shpërbërjen e Shteteve të Bashkuara gjatë luftimeve të brendshme midis shteteve të saj përbërëse.

“Jam për Trumpin. Kam qenë gjithmonë për Trumpin – ai është shkatërrues. Nëse zgjidhet … atëherë lufta civile do të jetë në agjendë”, ka thënë Sidorovi, duke shtuar se fitorja e demokratëve do ta vazhdonte të njëjtin problem si tani. “Por Trumpi mund të çojë vërtet në kolapsin e kundërshtarit tonë gjeopolitik, pa lëshuar asnjë raketë”.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 22/10/2024 22/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?