KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet dhe referendumin në Moldavi
Botë

BE-ja akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet dhe referendumin në Moldavi

Kosova News
Kosova News 15:30 -21/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka deklaruar të hënën se ka parë “ndërhyrje të paprecedentë” të Rusisë në Moldavi, pasi vendi votoi gjatë fundjavës me një shumicë të vogël në favor të sigurimit të një rruge drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka thënë gazetarëve në Bruksel se shërbimet e BE-së po vëzhgonin referendumin e Moldavisë dhe garën presidenciale nga shumë afër.

“Ne vërejtëm se ky votim u zhvillua nën ndërhyrje dhe frikësim të paprecedentë nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj, me qëllim destabilizimin e proceseve demokratike në Republikën e Moldavisë”, ka thënë Stano.

Votimi u mbajt mes pretendimeve të vazhdueshme nga autoritetet moldave se Moska ka intensifikuar një fushatë për të destabilizuar vendin dhe për të prishur rrugën e saj drejt BE-së.

Akuzat përfshijnë financimin e grupeve të opozitës pro-Moskës, përhapjen e dezinformatave, ndërhyrjen në zgjedhjet lokale dhe mbështetjen e një skeme të madhe të blerjes së votave.

Stano u ka thënë gazetarëve se akuzat për blerje votash, transportim me autobusë për votues dhe dezinformim, ishin format më të fundit të ndërhyrjes ruse, dhe se përpjekjet për të minuar Moldavinë dhe mbështetjen e saj për BE-në kanë vazhduar prej muajsh.

“Ne kemi informacione të dorës së parë me të cilat po punojmë, në bazë të të cilave mund të themi se Moldavia po përballej me frikësim të paprecedentë dhe ndërhyrje të huaj nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj përpara këtyre dy votimeve të rëndësishme”, ka shtuar Stano.

Me 99.41% të 1.4 milionë votave të numëruara, vota “Po” për hyrje në BE ishte 50,39%, kundrejt 49,61% që votuan “Jo”, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në garën presidenciale që u mbajt në të njëjtën kohë, presidentja Maia Sandu fitoi rundin e parë me 42% të votave por nuk arriti të fitojë një shumicë të plotë.

Ajo do të përballet me Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i përgjithshëm, miqësor ndaj Rusisë.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 21/10/2024 21/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?