KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Albkings”
Siguri

Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Albkings”

Kosova News
Kosova News 12:31 -21/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit, i cili është i dyshuar si njëri nga administratorët e grupit në Telegram “AlbKings”, nga i cili po denigroheshin gratë dhe vajzat.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” Gjykata Themelore e Prishtinës, duke bërë të ditur se lirimi i të njëjtit është bërë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Për njoftimin tuaj me datë 17.10.2024 gjykata ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit E.N. Prokuroria e ka njoftuar gjykatën se ka ardhur në përfundim, që ndaj të pandehurit E.N kanë pushuar shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti në prezencën e mbrojtësit të tij sipas autorizimit, ka arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë me Prokurorinë, po ashtu i pandehuri ka dhënë adresë të saktë të vendqëndrimit në Republikën e Kosovës, ku janë edhe familjarët e tij dhe ka premtuar se deri në përfundim të procedurës penale do të paraqitet çdo herë, kurdo që ti kërkohet nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Themelores.

Sipas Gjykatës, të dyshuarit Nevzadi masa e paraburgimit nuk i është zëvendësuar me ndonjë masë tjetër, pasi nuk ka pasur kërkesë nga prokuroria.

Gjykata pas vlerësimit të propozimit të Prokurorit të Shtetit ka vlerësuar se kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtejme nën masën e paraburgimit, andaj, duke zbatuar nenin 182 par.3 të KPPRK-së, të pandehurit E.N i është ndërprerë masa e paraburgimit, të njëjtit nuk i është zëvëndësuar me ndonjë masë tjetër, pasi nuk ka pasur kërkesë nga prokuroria”, thuhet me tej në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

I dyshuari Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryeri veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”.

Në Dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më 12 shkurt 2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit “Albkings” në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi dhe video-intime të të dëmtuarës AA., dhe numrin e telefonit të të dëmtuarës BB, kinse e njëjta ofron shërbime seksuale./Betimi per drejtesi

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Kosova News 21/10/2024 21/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?