Policia e Kosovës njofton se një i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë ka grabitur para në një pompë derivatesh.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në Korroticë të Epërme të Drenasit dhe është iniciuar si “Grabitje”.
“Është raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë në një pompë të derivateve i ka grabitur viktimës m/k para dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.


