KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Sinwar
Botë

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Sinwar

KosovaNewss
KosovaNewss 20:31 -17/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Izraeli e ka konfirmuar vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, raporton “BBC”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e ka konfirmuar vrasjen në një mesazh që u ka dërguar disa homologëve të tij nëpër botë.

Ai ka thënë se lideri i Hamasit u vra të nga ushtarët izraelitë, ndërsa e përshkroi atë si “organizator prapa masakrës dhe mizorive” të 7 tetorit.

“Është një arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për gjithë botën e lirë kundër boshtit të së keqes të islamit radikal të udhëhequr nga Irani. Eliminimi i Sinwarit hap mundësinë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe hap rrugën për një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gaza – pa Hamas dhe pa kontroll iranian”, ka shkruar Katz.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe Ushtria e Izraelit.

“IDF-ja dhe ISA-ja konfirmojnë se pas një ndjekjeje njëvjeçare dje (e mërkurë) më 16 tetor 2024, ushtarët e IDF-së nga Komanda Jugore eliminuan Yahya Sinwarin, liderin e organizatës terroriste Hamas, në një operacion në jug të Rripit të Gazës. Yahya Sinwar planifikoi dhe ekzekutoi masakrën e 7 tetorit, promovoi ideologjinë e tij vrastare para dhe gjatë luftës, dhe ishte përgjegjës për vrasjen dhe rrëmbimin e  shumë izraelitëve”, thuhet në komunikatë të IDF-së dhe ISA-së.

E presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka lavdëruar forcat izraelite për vrasjen e liderit të Hamasit.

Në një postim në platformën “X” ai e ka akuzuar Sinwarin për “aktet e tmerrshme të terrorizmit kundër civilëve izraelitë, qytetarëve të vendeve të tjera dhe vrasjes së mijëra njerëzve të pafajshëm”.

Tha se Sinwar ishte i përkushtuar “për terror, gjakderdhje dhe destabilizim të Lindjes së Mesme”.

“Tash, më tepër se kurrë, duhet të veprojmë në çdo mënyrë të mundshme për t’i rikthyer 101 pengje që ende mbahen në kushte të tmerrshme në Gaza nga terroristët e Hamasit”, thuhet në postim.

E sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se nuk do t’ia ndiente mungesën Sinwarit. Ai ka thënë se dihet gjerësisht se Sinwar “ishte arkitekti i sulmeve terroriste të 7 tetorit të vitit 2023 ndaj Izraelit”.

“Unë i kam dënuar, të gjithë aleatët i kanë dënuar. Çdo shpirt i arsyeshëm në botë i ka dënuar ata. Pra, nëse ai ka vdekur, mua personalisht s’do të më mungojë”, tha Rutte në konferencë për media në Bruksel të enjten.

Gjithashtu lexoni:

Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei

OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë

KosovaNewss 17/10/2024 17/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?