KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti Biden viziton Gjermaninë, Ukraina në krye të agjendës
Botë

Presidenti Biden viziton Gjermaninë, Ukraina në krye të agjendës

Kosova News
Kosova News 19:41 -17/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden mbërrin të enjten në Gjermani pas një shtyrjeje njëjavore të udhëtimit për shkak të uraganit Milton.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, presidenti amerikan dhe kancelari gjerman janë përballur me trysni në rritje lidhur me mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndërsa dy udhëheqësit kanë njoftuar së fundmi ndihma të reja sigurie.

Presidenti Biden synon ta shfrytëzojë vizitën në Gjermani për të diskutuar çështje të ngutshme si Ukraina. Kancelari gjerman ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite njëditore duke vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se presidenti Biden miratoi një tjetër paketë ndihme për Ukrainën me një vlerë prej 425 milionë dollarësh.

“Presidenti e vlerëson lart këtë vizitë tek një nga partnerët tanë, një aleat i palëkundur në mbështetjen për Ukrainën. Presidenti dëshironte të shkonte në Gjermani për ta falënderuar drejtpërdrejt Kancelarin Scholz”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Vizita e presidentit Biden në Gjermani, e planifikuar fillimisht për javën e kaluar, u shty për shkak të uraganit Milton. Po ashtu, presidenti do të drejtojë virtualisht një takim për sigurinë në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden nuk do të takohet personalisht me udhëheqësin ukrainas, siç ishte planifikuar fillimisht.

Kancelari Scholz u takua javën e kaluar me presidentin Volodymyr Zelenskyy për të dëgjuar planin ukrainas prej pesë pikash, ku përfshihet edhe ftesa për anëtarësim në NATO përpara përfundimit të luftës.

Zelenskyy e paraqiti planin në Parlamentin ukrainas, të mërkurën.

“Plani shërben si një urë për paqen që do t’i japë fund luftës. Ky plan nuk ka për qëllim të zëvendësojë nismën tonë të paqes, por përkundrazi të forcojë pozitat e Ukrainës në mënyrë që ta sjellim paqen më pranë. Ne mund ta arrijmë këtë përmes bashkëpunimit me të gjithë partnerët tanë. Po llogarisim gjithashtu edhe mbështetjen e Gjermanisë”, tha presidenti ukrainas.

Shefi i ri i NATO-s tha të mërkurën se Ukraina do të jetë “një ditë” anëtare e aleancës.

Lufta i ka detyruar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët që të punojnë së bashku përballë një grupi kundërshtarësh që kanë interesa në fatin e Ukrainës, tha për Zërin e Amerikës gjenerali James Jones, i cili ka shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare gjatë kohës së presidentit Barack Obama.

“Aleanca iraniane, ruse, kineze dhe koreano-veriore, nëse mund ta quajmë kështu, është shumë e rrezikshme dhe nuk mund të pretendojmë se nuk është. Duhet forcuar NATO-ja, BE-ja, si dhe marrëdhëniet dypalëshe për t’u siguruar që Putini të mos fitojë në Ukrainë”.

Analistët thonë se ky udhëtim mund të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Ukrainës.

“Presidenti Biden mund ta shfrytëzojë vizitën në Gjermani për të përsëritur rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën”, thotë për Zërin e Amerikës analisti William Pomeranz me Qendrën Wilson.

Si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në Gjermani janë zhvilluar protesta kundër mbështetjes për Izraelin në luftën në Gazë. Njoftimet në të dy vendet tregojnë për shtimin e incidenteve antisemite.

Dy udhëheqësit, të cilët thonë se i përkasin “qendrës së majtë”, po përballen me sfida politike nga grupe me prirje të djathta që kritikojnë mbështetjen e qeverive të tyre për Ukrainën dhe Izraelin.

Scholz-i ka humbur terren kohët e fundit përballë partisë AfD, lëvizje e ekstremit të djathtë që kundërshton emigracionin. Kjo vizitë vjen në një moment vendimtar. Të dy udhëheqësit e dinë mirë se si luftërat e shekullit të kaluar ndikuan në fatin dhe të ardhmen e shteteve të tyre. Ata duhet të përpiqen të shmangin një konflikt tjetër global.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 17/10/2024 17/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro
21:53 -17/07/2026
Eurodeputeti gjerman Gahler: Pres që ministrja serbe Paunoviq të shkarkohet
21:49 -17/07/2026
Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?