KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të paktën 28 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Gazë
Botë

Të paktën 28 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Gazë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:21 -17/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në vend ku strehohen të zhvendosurit në Gazë, ka lënë të vrarë të paktën 28 persona, përfshirë pesë fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Ushtria izraelite tha se sulmi goditi dhjetëra pjesëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe militantë të Xhihadit Islamik, të cilët, sipas ushtrisë, ishin mbledhur në këtë shkollë.

Sulmi goditi shkollën Abu Hussein në Xhabalia, një kamp refugjatësh në veri të Gazës ku Izraeli po kryen një operacion të madh ajror dhe tokësor për më shumë se një javë.

Kreu i njësisë së emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë për veriun e Gazës, Fares Abu Hamza, konfirmoi numrin e viktimave. Autoritetet thanë se pothuajse 100 të tjerë janë plagosur.

“Shumë gra dhe fëmijë janë në gjendje kritike”, tha ai.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një qendër komanduese, e cila, sipas saj, operohej nga grupet militante brenda shkollës, duke ofruar disa emra personash që tha se ishin militantë të vrarë gjatë sulmit. Emrat e prezantuar nuk kanë mundur të verifikohen menjëherë.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Gjithashtu lexoni:

Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei

OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë

KosovaNewss 17/10/2024 17/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?