KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Më 18 gusht takohemi me Kurtin në Bruksel, por nuk pres asgjë nga ky takim
Politikë

Vuçiq: Më 18 gusht takohemi me Kurtin në Bruksel, por nuk pres asgjë nga ky takim

Kosova News
Kosova News 22:25 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  ka bërë të ditur se do të shkojë në Bruksel në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili jozyrtarisht është planifikuar për 18 gusht, por thotë se nuk pret asgjë nga bisedimet me Kurtin.

Presidenti serb duke komentuar ngjarjet e 30 korrikut tha se “kemi kaluar dy ditë të vështira dhe kam frikë se do të kalojmë shumë ditë të vështira”.

Madje, presidenti serb po pretendon se janë të tjerët, ata që duan ta shfrytëzojnë luftën në Ukrainë, derisa ai dhe vartësit e tij ditëve të fundit janë kërcënuar me luftë.

“Thelbi i problemit është se disa në rajon mendojnë se kur ka histeri të përgjithshme për shkak të luftës në Ukrainë, ata mund të realizojnë interesat e tyre”, tha Vuçiq për RTS dhe shtoi se ne ishim një hap larg fatkeqësisë, transmeton Telegrafi.

Ai ka përmendur se serbët nga Kosova nuk kanë dashur t’i heqin barrikadat dhe se ai ka bërë gjithçka që ka mundur për të ruajtur paqen.

Vuçiqi  thotë se më 18 gusht do të shkojë në Bruksel në takim me Kurtin, ndonëse nuk pret asgjë nga ai takim, pasi siç thotë ai, nuk di se për çfarë mund të diskutohet me Kurtin.

“Do të shkoj në Bruksel, nuk e kam të vështirë. Nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se është e mundur të ruhet paqja me Kurtin, mendoj se e ka shumë gabim. E di me kë kam të bëj”, ka thënë Vuçiq.

Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka ftuar në një takim në Bruksel, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, derisa ka shtuar se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Një ditë pasi kryeministri  Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin e  Serbisë, nga kabineti i tij ka ardhur konfirmimi se një gjë e tillë mund të ndodh gjatë këtij muaji.

Nga Zyra e Kryeministrit thonë se kryeministri Kurti vazhdimisht ka qenë i gatshëm për dialog, derisa akuzojnë Serbinë për refuzim të dialogut.

 “Siç e dini, takimi i paraparë të mbahej me 19 korrik dështoi sepse Beogradi zyrtar refuzoi që ai të zhvillohet duke kërkuar që një takim i tillë të shtyhet për më shumë se një muaj. Kryeministri Kurti në vazhdimësi është shprehur i gatshëm për takimin e radhës të përgatitur mirë dhe për çështje bilaterale”, ka thënë për Telegrafin, Përparim Kryeziu – zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se një takim i mundshëm në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit mund të mbahen në fund të këtij muaji.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe nëse do të ketë një takim të radhës, ai pritet të zhvillohet në javën e tretë të këtij muaji”, tha Kryeziu. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

TAGGED: Brukseli, takimi
Kosova News 02/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?