KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mirëpriti nobelistin Mukwege, i shprehu mirënjohje për mbështetjen ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale
Politikë

Kurti mirëpriti nobelistin Mukwege, i shprehu mirënjohje për mbështetjen ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale

Kosova News
Kosova News 19:11 -16/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyren e tij nobelistin, Dr. Denis Mukwege.

Duke e falënderuar për vizitën e tij në Kosovë, kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e nobelistit për të mbijetuarit tanë të dhunës seksuale të kohës së luftës.

Kryeministri shtoi se qeveria po punon ngushtë me institucionet dhe akterë të shoqërisë civile rreth proceseve të drejtësisë tranzicionale, në veçanti me organizatat e grave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Ai theksoi se tashmë është themeluar dhe Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës dhe është miratuar Strategjia e parë Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale. Gjithashtu Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që nga viti 2018 pranon aplikime nga të mbijetuarit me trajtimin e sigurtë të garantuar të informacionit ku deri më tani kanë mbërritur mbi 2000 aplikime. Kryeministri veçoi gjithashtu që kemi rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës duke rritur numrin e hetuesve policorë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Dr. Mukwege në aktivitetin e përbashkët me ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, për vendosjen e instalacionit “Thinking of You”, të artistes Alketa Xhafa, në muajin qershor, në Hagë.

Dr. Mukwege përgëzoi Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe punën që po bëhet në drejtësinë tranzicionale.

Dr. Denis Mukwege është avokues i të drejtave të njeriut. Së bashku me aktivisten Yazidi Nadia Murad, Dr. Mukwege mori Çmimin Nobel për Paqen 2018 për “përpjekjet e tij për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte dhe konflikti të armatosur”. Ai ka marrë gjithashtu çmime të shumta për punën e tij, duke përfshirë Çmimin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (2008), Çmimin e Drejtësisë së Jetesës (2013) dhe Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian (2014). Revista TIME e renditi atë në mesin e 100 personave më me ndikim në botë dhe Fondacioni Carter e ka cilësuar atë një “qytetar të botës”.

Gjithashtu lexoni:

Seanca e konstituimit të Kuvendit, betohen deputetët

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

Kosova News 16/10/2024 16/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Seanca e konstituimit të Kuvendit, betohen deputetët
11:45 -06/08/2026
PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare
10:57 -06/08/2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
10:35 -06/08/2026
Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore
09:57 -06/08/2026
Bien lehtë çmimet e derivateve
09:31 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?