KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kanceri i gjirit – kryeministri Kurti: 52% e grave diagnostikohen në stad të hershëm të sëmundjes
Politikë

Kanceri i gjirit – kryeministri Kurti: 52% e grave diagnostikohen në stad të hershëm të sëmundjes

Kosova News
Kosova News 15:28 -16/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në ambientet e Fakultetit Teknik, para punonjësve arsimorë, kryeministri Kurti, tha se shëndeti ngërthen jo vetëm aspektin fizik, por edhe atë mendor, emocional, shpirtëror dhe intelektual, prandaj edhe mirëqenia e tërësishme e njeriut i gërsheton të gjitha këto aspekte. Ai fillon me informim e dije dhe vazhdon me trajtim e shërim.

“Në trajtimin e kësaj sëmundjeje, Qeveria jonë ka ofruar mbështetje të pakursyer. Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi rregullorja e re për çmimet e shërbimeve shëndetësore, ku mamografia do të ofrohet falas në çdo kohë. Ky vendim do të vijë në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, tha Kryeministri, duke shtuar se ky është një tregues i përkushtimit tonë si Qeveri për mbrojtjen e shëndetit të popullatës sonë.

Duke përmendur aktivitetet e shumta, që organizohen në kuadër të këtij muaji sensibilizues, kryeministri Kurti tha se mamografi mobil ofron mundësi për të gjithë për t’u kontrolluar. Ai lëviz edhe në pjesën e veriut të Mitrovicës, në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, si dhe në komuna të tjera ku mungon mamografi statik.

“Për herë të parë në shëndetësinë publike ofrohet falas rikonstruktimi i gjirit, një procedurë që në sektorin privat kushton prej 3000 deri në 5000 euro. Numri i grave që e kanë kryer këtë procedurë ka shënuar rritje të konsiderueshme në këto katër vitet e fundit: në vitin 2021 kanë qenë 4 intervenime me proteza nga donacionet, në vitin 2022, 12 intervenime, sërish me proteza nga donacionet, në vitin 2023, 51 intervenime mbështetur nga Qeveria, ndërkaq, deri tash që po flasim, në vitin 2024, 63 intervenime mbështetur nga Qeveria.” tha kryeministri.

Që fushatat ndërgjegjësuese kanë pasur sukses të madh, kryeministri Kurti përmendi faktin që në tri vitet e fundit, ka pasur rritje të ndjeshme të zbulimit të hershëm të këtij lloji të kancerit, ku aktualisht 52% e grave diagnostikohen në stad të hershëm.

“Mirëqenia e gjithmbarshme e qytetareve dhe qytetarëve tanë është objektivi ynë për të cilën punojmë pa u ndalur, fort e drejt. Ne, si Qeveri, na keni përherë në krah dhe pranë jush, në çdo kohë dhe formë të mundshme.” përfundoi fjalën e tij kryeministri.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Në shqip fjala ‘shëndet’ gjen përdorim të gjerë, falë pasurisë së gjuhës sonë amtare. Përveç gjendjes së trupit dhe të mendjes, kjo fjalë është edhe uratë. Ndërkaq, në gjuhën angleze, fjala ‘shëndet’ (health) rrjedh nga kuptimi i tërësisë, për ta përdorur këtu fjalën që ka hyrë në të folurën tonë: ‘holistike’.

Andaj nuk është rastësi që në shekullin XXI koncepti i shëndetit është transformuar në nocion vërtet holistik, duke u zgjeruar përtej përkufizimeve të fjalorëve dhe të gjuhëtarëve. Sot shëndeti ngërthen jo vetëm aspektin fizik, por edhe atë mendor, emocional, shpirtëror dhe intelektual. Mirëqenia e tërësishme e njeriut i gërsheton të gjitha këto aspekte, andaj kujdesi për shëndetin sot është bërë më kompleks se ndonjëherë më parë. Ai fillon me informim e dije, e parandalim dhe vazhdon me trajtim e shërim.

Fatmirësisht, sot kemi në dispozicion burime të panumërta informacioni, kemi qasje në këshilla shëndetësore e mjekësore, dhe kemi arritje të mëdha shkencore, të cilat pa dyshim që shpëtojnë jetë. Me gjithë këto, në fund të fundit jemi vetë ne përgjegjës për mirëmbajtjen e shëndetit. Kur bëhet fjalë për shëndetin e grave dhe vajzave, kërkohet kujdes i shtuar, me veprime individuale, shoqërore dhe institucionale.

Kanceri i gjirit është një prej aspekteve më të trajtuara dhe gjithnjë më të trajtueshme të shëndetit të grave. Avancimet në hulumtime shkencore në fushën e shëndetësisë, me fokus tek kanceri i gjirit, janë shpresëdhënëse. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton rënie me 40% të vdekshmërisë në 30 vitet e fundit.

Në trajtimin e kësaj sëmundjeje, Qeveria jonë ka ofruar mbështetje të pakursyer. Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi rregullorja e re për çmimet e shërbimeve shëndetësore, ku mamografia do të ofrohet falas në çdo kohë. Ky vendim do të vijë në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe është tregues i përkushtimit  për mbrojtjen e shëndetit të popullatës sonë.

Çdo vit në muajin tetor, në Sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit, mamografi mobil ofron mundësi për të gjitha qytetaret dhe qytetarët për t’u kontrolluar. Më tej, ai lëviz edhe në pjesën e veriut të Mitrovicës, në Zveçan, Zubin Potok e në Leposaviq, si dhe në komuna të tjera ku mungon mamografi statik. Ndërkaq, furnizimi me barna për terapinë e pacienteve në trajtimin e kancerit të gjirit, është mbi 90%.

Për herë të parë në shëndetësinë publike ofrohet falas rikonstruktimi i gjirit, një procedurë që në sektorin privat kushton prej 3000 deri në 5000 euro. Numri i grave që e kanë kryer këtë procedurë ka shënuar rritje të konsiderueshme në këto katër vitet e fundit: në vitin 2021 kanë qenë 4 intervenime me proteza nga donacionet, në vitin 2022, 12 intervenime, sërish me proteza nga donacionet, në vitin 2023, 51 intervenime mbështetur nga Qeveria, ndërkaq, deri tash që po flasim, në vitin 2024, 63 intervenime mbështetur nga Qeveria.

Fushatat për ndërgjegjësimin në lidhje me kancerin e gjirit kanë rezultuar pozitive. Në tri vitet e fundit, ka pasur rritje të ndjeshme të zbulimit të hershëm të këtij lloji të kancerit, ku aktualisht 52% e grave diagnostikohen në stad të hershëm, stadi I dhe II, gjë që rrit dukshëm mundësitë për trajtim efektiv. Ndërkohë, 48% të rasteve diagnostikohen në stadin III dhe IV, që është përmirësim domethënës në krahasim me vitet e kaluara.

Të nderuara zonja të pranishme,

Mirëqenia e gjithmbarshme e qytetareve dhe qytetarëve tanë është objektivi ynë për të cilën punojmë pa u ndalur, fort e drejt. Ne, si Qeveri, na keni përherë në krah dhe pranë jush, në çdo kohë dhe formë të mundshme.

Ju faleminderit.

Gjithashtu lexoni:

Seanca e konstituimit të Kuvendit, betohen deputetët

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

Kosova News 16/10/2024 16/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Seanca e konstituimit të Kuvendit, betohen deputetët
11:45 -06/08/2026
PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare
10:57 -06/08/2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
10:35 -06/08/2026
Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore
09:57 -06/08/2026
Bien lehtë çmimet e derivateve
09:31 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?